Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shiu nuk është fajtor, as plehrat! Fajtori ka emër, firmë dhe pushtet

14:28 08/01/2026
Reading Time: 2 min lexim
Shiu nuk është fajtor, as plehrat! Fajtori ka emër, firmë dhe pushtet

Screenshot

Edi Rama doli të na shpjegojë përmbytjet me shishe plastike dhe qytetarë “zhulsa”. Një kryeministër që heq çdo faj nga vetja dhe sillet sikur bashkitë nuk janë nën kontrollin e tij, sikur vendimet nuk mbajnë firmën e tij, sikur paratë publike avullojnë vetë. Ironi e hidhur: zhuli i madh i këtij sistemi shpall zhulsa qytetarët e tij.

Durrësi nuk u përmbyt nga shiu. U përmbyt nga qeverisja. Nga bashki që ulën investimet dhe rritën pagat e veta. Nga buxhete që rriten në të ardhura dhe tkurren në vepra. Në 2024, investimet ranë, ekzekutimi i buxhetit ra, ndërsa shpenzimet administrative u frynë. Më pak infrastrukturë, më shumë propagandë.

Dhe propaganda ka një çmim. Porto Romano, Kënetë, hidrovori “zgjidhje finale”. Bashkia e llogarit projektin rreth 12 milionë euro. Qeveria e Ramës e çon në rreth 20 milionë euro. Tetë milionë euro shtesë me një firmë. Pastaj tender “emergjence”, garë e cunguar, fitues me 99.9 për qind të fondit limit. Në terren, qyteti mbytet. Në letër, gjithçka shkëlqen.

Rama flet për plehra, por harron inceneratorët që duhej t’i digjnin, për të cilat edhe Lali po vuan dënimin në burg. U ndërtuan në letra, u paguan me miliarda, nuk funksionuan kurrë. Paratë u vodhën, plehrat mbetën. Sot i përdor si alibi. Nesër na quan sërish zhulsa.

Flet sikur nuk i ka bashkitë nën komandë. Sikur nuk i ka vendimet në dorë. Sikur nuk e ka fryrë ai faturën. Sikur nuk e di kush i merr tenderët. Sikur nuk e di kush përfiton. Emrat dihen, lidhjet dihen, modeli dihet. Me Kastratin, interesi privat u bë ligj, ndërsa interesi publik u përmbyt.

Ndërkohë, nga BE vijnë dhjetëra miliona euro grante për kanalizime dhe ujëra të ndotura. Para ka. Zgjidhje në terren jo. Sepse problemi nuk është mungesa e fondeve, por korrupsioni, projektimi i rremë, mbikëqyrja fiktive dhe një shtet që preferon fotot me çizme si Pirro Vëngu, sesa punën pa kamera.

Përmbytjet nuk janë fatkeqësi natyrore. Janë provë penale. Dhe sa herë që uji ngrihet, nxjerr në sipërfaqe jo shishe e plehra, por firmat, faturat dhe gënjeshtrat e kësaj qeverie. Shiu kalon. Llogaria mbetet.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Belinda Ballukudurresedi ramaemiriana sakoPermbytjetreformaeditorialShiratshiu

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Ortaku në bankën e të akuzuarve në Gjermani, Amant Josifi e Olsi Rama të paprekshëm në Shqipëri

Ortaku në bankën e të akuzuarve në Gjermani, Amant Josifi e Olsi Rama të paprekshëm në Shqipëri

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English