Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

18:55 08/12/2025
Reading Time: 3 min lexim

Në episodin e fundit të podcastit “Flasim”, Edi Rama u rikthye me të njëjtin refren dramatik mbi pezullimin e Belinda Ballukut, duke e shitur këtë situatë si rrezik institucional, si cenim të ndarjes së pushteteve dhe si një ndërhyrje të papranueshme ndaj ekzekutivit. Por mjafton ta dëgjosh me vëmendje për të kuptuar se çdo fjali e tij është ose shtrembërim i ligjit, ose manipulim i fakteve, ose kontradiktë flagrante me atë që ka thënë vetë ndër vite.

Dhe kur secilin pretendim e përplas me ligjin, ai shembet si një kështjellë rere. Po aq shpejt, për t’u zhdukur nën pesë sekonda.

Rama thotë se ankimimi në Gjykatën Kushtetuese “nuk është betejë politike”, por përpjekje për të ruajtur balancën mes pushteteve. Por neni 242 i Kodit të Procedurës Penale e parashikon qartë pezullimin e një funksionari publik nën hetim, përveç të zgjedhurve me votë. Ministrat janë të emëruar. Pra gjykata ka zbatuar ligjin me përpikëri dhe nuk i ka prekur asnjë prerogativë politike. Pretendimi se gjykata po merr kompetencat e kryeministrit është i pamerituar dhe juridikisht i pavlefshëm.

Më tej, Rama thotë se pezullimi “de facto është nënshtrim brutal i ekzekutivit”. Por në çdo vend europian, kjo është masë rutinë: kur një ministër merret i pandehur për çështje të rënda, ai kufizohet nga ushtrimi i funksionit derisa të qartësohet pozita ligjore. Nënshtrim nuk është pezullimi; nënshtrim është kërkesa që ministrat të jenë të paprekshëm nga drejtësia. Në vend që të mbrojë shtetin e së drejtës, Rama bën të kundërtën: kërkon paprekshmëri për një ministre të pandehur për aferën 190 milionë euro të Llogarasë dhe tenderat e dyshimtë të Unazës së Madhe.

Një nga manipulimet më të rëndomta të Ramës është pretendimi se pezullimi “e bllokon shtetin”, sepse “askush tjetër nuk mund të firmosë”. Në fakt, nenet 27 dhe 29 të Kodit të Procedurave Administrative parashikojnë plotësisht delegimin e kompetencave dhe nënshkrimit. Dhe në qeverinë Rama, delegimi nuk është vetëm i njohur, por i përdorur çdo ditë. Rama është mësuar të mos firmosë pothuajse kurrë vetë. Firmat i delegohen vartësve për të shmangur përgjegjësitë e tij politike dhe për të zhdukur gjurmët e zinxhirit komandues.

Prandaj është groteske që sot të thotë se delegimi nuk qenka i mundur. Ka qenë mjeti i tij i artë për të mos mbajtur përgjegjësi. Ka qenë mënyra e tij për të larguar çdo gjurmë direkte nga vendimmarrjet e rrezikshme. Delegimi ka qenë arma e tij. Vetëm sot ai kujtohet të deklarojë se nuk funksionon. Sepse delegimi nuk i shërben më interesit të tij. Sepse sot delegimi nuk e mbron, por e fundos.

Rama përmend edhe arrestet shtëpiake të drejtorëve të KESH dhe ARRSH, duke pretenduar se ata “nuk mund të zëvendësohen” pa firmën e Ballukut. Edhe kjo është një gënjeshtër e pastër. Kryeministri mund ta zëvendësojë ministren menjëherë, mund të caktojë përkohësisht një ministër tjetër për të ushtruar kompetencat e saj, ose mund të delegojë kompetencat sipas ligjit. Qeveria shqiptare ka funksionuar kështu prej tre dekadash. Vetëm Rama bën sot sikur ka zbuluar një boshllëk institucional që nuk ekziston.

Pretendimi se “kjo gjë nuk ndodh askund në Europë” është po aq i pavërtetë. Në çdo vend të BE-së, një ministër i marrë i pandehur largohet, pezullohet, hetohet. Ajo që nuk ndodh askund është pretendimi i Ramës se një ministër i pandehur duhet të ketë imunitet operacional.

Një tjetër hallkë e rëndë është hipokrizia morale. Ky është i njëjti njeri që në “Opinion” i thoshte Blendi Fevziut: “Po të isha unë prokuror ose gjykatës, Arben Ahmetaj do kishte përfunduar edhe më keq!”

Dikur bënte rolin e prokurorit, kërkonte burg për kundërshtarët e vet politikë, shpallte “peshqit e mëdhenj” në publik, kërkonte të shkulë nga rrënjët korrupsionin e qeverisjes së mbrapshtë. Sot? Sot mbron ministren e tij të pandehur me mish e me shpirt. Sot del e mbron edhe drejtorët e KESH dhe ARRSH, sikur të ishin shenjtorë të pazëvendësueshëm, kur në fakt janë pjesë e klientelës së tij politike.

Dikur pështynte. Sot lëpin. Dikur akuzonte. Sot justifikon. Dikur përdorte drejtësinë si shkop. Sot e quan “brutale” sapo preken njerëzit e tij.

Podcasti i tij është thjesht pasqyra ku ai sheh vetveten të zhveshur nga çdo argument: ligjor, faktik dhe moral. Gjithçka që thotë është e kundërta e të vërtetës. Dhe sa më shumë flet, aq më shumë e ekspozon frikën e tij. Sepse kur shembet një hallkë, shembet edhe zinxhiri. Dhe ai e di shumë mirë.

Etiketa: Belinda Ballukuedi ramareformaeditorialSPAK

Të tjera

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën
Aktualitet

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga panoramike Shëngjin Velipojë sapo ka hyrë në qarkullim këtë pranverë, por një segment i saj pranë fshatit Rrjoll është...

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 dhjetori mban vulën e një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë sonë politike dhe shoqërore. Në vitin 1990,...

11:30 08/12/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

18:55 08/12/2025
Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

11:30 08/12/2025
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.