Detaje rrënqethëse janë zbuluar nga dëshmitë e shqiptarit Aleksandër Luca dhe shokut të tij grek, Manolis Koukouras, të cilët akuzohen për përdhunimin e studentes greke, Eleni Topaloudi, mbrëmjen e 27 nëntorit të 2018-ës.
Sipas dëshmive, dy autorët u takuan me njëri tjetrin, ndërsa kishin planifikuar edhe përdhunimin e studentes.
Dyshohet se shqiptari i dërgoi një mesazh në Facebook të resë, që të takoheshin, shkruan gazeta “Star”.
Në momentin që vajza ndodhej në apartament me dy djemtë, ka nderë siklet dhe frikë.
Djemtë akuzohen se tentuan ta përdhunojnë, madje duke përdorur edhe dhunë fizike.
Pas refuzimit, ata e kërcënuan me thikë, e dhunuan dhe më pas e hodhën nga shkëmbi në det, pasi menduan se kishte ndërruar jetë.
Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se në momentin që e kanë hedhur në det, studentja ishte gjallë dhe ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes.
Menjëherë pas krimit, greku ka fshirë llogarinë e tij në Facebook.
Të rinjtë që në fillim, ia kanë hedhur fajin njëri-tjetrit për ngjarjen e rëndë.
Data e gjyqit për shqiptarin dhe greku nuk është përcaktuar ende, ndërsa hetuesit janë duke kontrolluar mesazhet në adresën e Facebook-ut të viktimës.