Skip to content
Të Gjitha

Nëna i braktisi, fëmijët shesin plehun e lopës për bukën e gojës

· 1 min lexim

Babai i tyre ndërroi jetë prej tre vitesh, ndërsa nëna i braktisi tre muaj më parë.

Kjo është historia e dhimbshme e Stejsit 16 vjeç dhe Besajdës 14 vjeçe, të cilët janë vëlla e motër.

Siç raporton “Balkanweb” fëmijët jetojnë në Trashovicë të Gramshit, me gjyshin e tyre të verbër, 88 vjeç.

Shtëpia e tyre fut ujë gjithandej, si pasojë e goditjes nga rrufeja një vit më parë.

Përtej kësaj, fëmijët vuajnë dhe për bukën e gojës, të cilën e sigurojnë duke shitur plehun e lopës.

Ato merrnin ndihmë ekonomike, por para 3 muajsh ua kanë ndërprerë.

Familja Çekrezi mbahet vetëm me pensionin 100 mijë lekë të vjetra të gjyshit, i cili nuk i del as për ilaçet mujore.

Kreu i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe tha se nuk ishte në dijeni të rasitit, ndërsa premtoi se do të merret vetë personalisht me rastin.