Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“E bëra për dashuri”, shqiptari që i nguli 11 herë thikën shoqes moldave rrëfehet para gjykatës

17:10 06/09/2019
Reading Time: 2 min lexim

Shqiptari 27-vjeçar i cili akuzohet për tentativë vrasje ndaj 33-vjeçares moldave, Aliona Oleinic ka dalë përpara gjykatës.

Roland Bushi u arrestua pasi i nguli 11 herë thikën gruas.

Në dëshminë e tij, Bushi është shprehur se gjithçka e bërë për dashur dhe ishte një moment inati.

Gjatë seancës, shqiptari ka shprehur pendesën për krimin, por kjo nuk e ka bindur prokurorin e çështjes, i cili ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, shkruan “Ilmattino”.

Shqiptari tha përpara gjykatës se nuk kishte si qëllim që ta vriste moldaven, por donte vetëm që të fliste me të, pasi nuk dëgjoheshin prej ditësh.

Të henën kur po shkonte në punë, Bushi është kthyer tek shtëpia e moldaves, pasi kishte njohje me të.

Kjo e fundit ka refuzuar që t’i hapë derën, ç’ka ka nervozuar shqiptarin, i cili ka kapërcyer gardhin e jashtëm dhe është futur në oborr.

Pasi nuk e bindi dot, që të nisnin një marrëdhënie bashkë, 27-vjeçari humbi toruan dhe e goditi 11 herë me thikë në gjoks dhe në bark.

Shqiptari dhe moldavia ishin njohur 8 muaj më parë nëpërmjet Facebook-ut.

Bushi kishte shkuar disa herë në lokalin ku punonte moldavia, madje kishte shpenzuar edhe para, vetëm për ta parë.

Të dy ishin bërë miq, madje shqiptari, i cili punonte murator, e kishte përcjellë edhe disa herë në shtëpi.

Megjithatë 33-vjeçarja e konsideronte si shok, madje në disa raste nuk i fliste prej ditësh, siç kishte ndodhur edhe pak përpara krimit.

Kjo ishte një dashuri e njëanshme, e cila kishte shkaktuar zemërim te shqiptari, i cili nuk e duroi dot refuzimin.

Për shkak se ai shfaqi pendesë në gjykatë, procesi ndaj tij mund të bëhet me gjykim të shkurtuar.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: gjykateItalimoldaveshqiptari

Të tjera

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Para

Ofendoi Erdoganin në rrjetet sociale, kryetarja e opozitës në Stamboll dënohet me rreth 10 vite burg

Lajmet e fundit

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English