Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gazetarë të kërcënuar apo “frikacakë”? Pyetjet që ngre raporti i DASH

15:45 22/08/2025
Reading Time: 3 min lexim

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut ka hedhur dritë mbi një çështje që për vite është trajtuar me dyshim: vetë-censurimi i gazetarëve në Shqipëri. Sipas dokumentit, shumë prej tyre ndihen të kërcënuar dhe shmangin tema të caktuara për të evituar presionet politike, dhunën apo humbjen e vendit të punës. Por pikërisht këtu lind një dilemë e madhe: a janë vërtet këto presione aq të forta, apo kemi të bëjmë me një brez gazetarësh që e kanë më të lehtë të fshihen pas justifikimeve se sa të guxojnë?

Teza e vetë-censurimit tingëllon e besueshme vetëm deri në një pikë. Sepse, nëse ekziston frika nga pushteti apo grupet e interesit, ekziston edhe hapësira për t’u shprehur lirshëm. Gazeta Reforma ka ofruar dhe vijon të ofrojë një platformë të hapur për denoncime, për zëra kritikë, madje edhe për bashkëpunim të plotë me gazetarë që pretendojnë se duan të punojnë të lirë, pa pranga dhe pa ndikime. Asnjëherë nuk jemi mbajtur nga reklama, as nga interesa politike, e aq më pak nga pazare të errëta. Për ne liria e fjalës ka të njëjtën peshë si jeta. Prapëseprapë, shumë gazetarë stepen, hezitojnë, heshtin. Shumë qytetarë neglizhojnë të bëjnë denoncimet e tyre.

Është fakt i njohur që presioni mbi media ekziston. Ka blerje redaksish, ka pagesa të drejtpërdrejta për heshtje, ka gazetarë që kapen lehtësisht nga favore dhe përfitime. Por a arrin ky presion në nivelet dramatike që raporti i DASH përshkruan? Apo është bërë më komode të vetëquhesh “i kërcënuar” sesa të pranosh se nuk do të heqësh dorë nga llokmat e përditshme? Nëse gazetari i vërtetë duhet të sfidojë, të denoncojë dhe të mbajë qëndrim, a nuk është vetë frika dhe kompromisi i brendshëm një formë e dorëzimit që nuk ka të bëjë më me lirinë e fjalës, por me mungesën e karakterit?

Gazeta Reforma ka qenë dhe mbetet e hapur. Ne kemi krijuar hapësirë për qytetarët dhe gazetarët që të denoncojnë lirshëm dhe anonim çdo padrejtësi, korrupsion apo abuzim. Askush nuk është penguar të flasë, askush nuk është ndaluar të publikojë. Por kur të gjitha mundësitë janë në tavolinë dhe heshtja përsëri mbizotëron, pyetja bëhet e pashmangshme: a është vërtet frika ajo që step, apo thjesht përtacia, apatia dhe komoditeti i përfitimeve personale?

Raporti i DASH na vendos përpara një pasqyre, por imazhi që reflekton nuk është i plotë. Po, presioni ekziston. Po, ka ndikime politike, biznesi dhe kriminale në media. Por, njëkohësisht, ekzistojnë edhe mundësitë për të folur lirshëm. Çështja është se sa gazetarë kanë vullnetin dhe guximin t’i përdorin ato. Dhe këtu shfaqet dilema më e madhe: a kemi përballë një profesion të shtypur nga presionet, apo një kategori që shpesh zgjedh vetë heshtjen si mburojë, duke fshehur pas saj kompromiset dhe frikën e brendshme?

Gazeta Reforma nuk do të heshtë. Dhe kushdo që do të flasë lirshëm, e di se e ka këtë hapësirë. Të tjerët, nëse zgjedhin të heshtin, nuk mund ta justifikojnë pafundësisht heshtjen me fjalën “presion”. Sepse liria ekziston. Ajo që mungon shpesh është guximi për ta ushtruar.

Etiketa: gazetaretkercenimepresionreformaeditorial

Të tjera

Flluska e SPAK/ “El Chapo” shqiptar vijon ndërtimet, 3 leje përmes ekonomistes dhe krushkut
Aktualitet

Flluska e SPAK/ “El Chapo” shqiptar vijon ndërtimet, 3 leje përmes ekonomistes dhe krushkut

Në qershor 2022, SPAK shpalli goditjen e Pashk Rrapit, të njohur edhe me emrat Pashuk Gjini dhe Anton Gjinaj, një...

18:17 22/08/2025
Tragjedia në Greqi/ Shqiptari ndoqi me thikë bashkëshorten, e goditi në qafë para syve të vajzës 16-vjeçare, ishte ajo që njoftoi ambulancën
Aktualitet

Tragjedia në Greqi/ Shqiptari ndoqi me thikë bashkëshorten, e goditi në qafë para syve të vajzës 16-vjeçare, ishte ajo që njoftoi ambulancën

Detaje tronditëse kanë dalë nga krimi makabër i ndodhur mëngjesin e së premtes në Volos të Greqisë, ku një 40-vjeçar...

13:38 22/08/2025
Para
Flluska e SPAK/ “El Chapo” shqiptar vijon ndërtimet, 3 leje përmes ekonomistes dhe krushkut

Flluska e SPAK/ “El Chapo” shqiptar vijon ndërtimet, 3 leje përmes ekonomistes dhe krushkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Flluska e SPAK/ “El Chapo” shqiptar vijon ndërtimet, 3 leje përmes ekonomistes dhe krushkut

Flluska e SPAK/ “El Chapo” shqiptar vijon ndërtimet, 3 leje përmes ekonomistes dhe krushkut

18:17 22/08/2025
Gazetarë të kërcënuar apo “frikacakë”? Pyetjet që ngre raporti i DASH

Gazetarë të kërcënuar apo “frikacakë”? Pyetjet që ngre raporti i DASH

15:45 22/08/2025
Tragjedia në Greqi/ Shqiptari ndoqi me thikë bashkëshorten, e goditi në qafë para syve të vajzës 16-vjeçare, ishte ajo që njoftoi ambulancën

Tragjedia në Greqi/ Shqiptari ndoqi me thikë bashkëshorten, e goditi në qafë para syve të vajzës 16-vjeçare, ishte ajo që njoftoi ambulancën

13:38 22/08/2025
Tregu i IT-së mes aferash dhe rastësish: Nga Meçe tek Shima

Tregu i IT-së mes aferash dhe rastësish: Nga Meçe tek Shima

11:38 22/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.