Irena Beqiraj
“Ambicia është që Shqipëria 2030, të jetë vendi mikpritës i garës së Formula 1, diçka e pakonceptueshme deri para disa kohe. Ja që ne ia dalim edhe aty ku në një farë mënyre basti duket i pamundur.” thotë Kryeministri Rama.
Kaq ka mjaftuar edhe në listën e prioriteveve të investimeve publike janë parshikuar 190 milionë euro për ndërtimin e pistës së Elbasanit. Ekonomiksi I ndërtimit të këtyre fasiliteteve sygjeron që 190 milionë euro nuk është stratosferike sic thotë opozita por, një shumë e pamjaftueshme për të ndërtuar këto pista.
Padyshim si cdo parashikim I këtij lloji fillon me pak por gllabëron shumë më shumë para nga buxheti I shtetit. Si në cdo rast përdorimi I fondeve publike për financimin e organizimit të ngjarjeve të mëdha sportive si F1 justifikohen nga idea se këto investime ndikojnë në rritjen e aktivitetit ekonomik.
Sipas qëverisë se kostot e këtyre ngjarjeve ja vlejnë, sepse rrisin turizmin dhe krijojnë një efekt identiteti që promovon vendin ose qytetin mikpritës.
Pra F1 dhe pista e saj, do të jenë “një motor i ekonomisë” sic e quan Rama por duhet theksuar “i ekonomisë së bazuar konsum”, edhe do të ndikojë në në marketimin e vendit ose në mënyrën sesi Elbasani apo Shqipëria do ta shohë veten.
Për ekonomistët e zhvillimit bast I pamundur për Shqipërinë do të ishte një ekonomi e bazuar në prodhim dhe jo ne konsum dhe një Shqipëri që flet vet edhe nuk ka nëvojë për shumë kallauz ose marketing kaq të shtrenjtë.
Ndërsa për një taksapagues paratë e të cilit do të shkojnë për të arritur bastet e pamundura të vizionit afatshkurtër të Kryeministrit pyetja do të ishte sa është përfitimi ekonomik që ka vendi nga investimi i parave të buxhetit në një pistë të F1?
Duke qënë se vizioni i qartë I qeverisë nuk i pranon studimet e fisibilitetit si një instrument për të mbështetur vendimarrjet, le ti referohemi eksperiencës europiane.
Te dhënat dhe studimi I efekteve ekonomike të prekshme të garave F1 në rajonet europiane nuk e mbështesin pretendimit se mikpritja e një eventi të garave F1 sjell efekte pozitive në Prodhimin e Brendëshëm Bruto për banorë, punësim ose turizëm në rajonet europiane. Përkundrazi, duket se lënë prapa një trashëgimi negative ekonomike qe materializohen tre deri në katër vjet pas eventit.
E pra argumenti se përdorimi i fondeve publike për të organizuar gara F1 është një investim i arsyeshëm qoftë edhe për nxitjen e ekonomsë së konsumit bje. Shumica e studiuesve ekonomikë bien dakord se ato ekzistojnë vetëm në letër dhe kurrë nuk kthehen në realitet.
Por mungesa e përfitimeve ekonomike nuk do të thotë që organizimi I F1 nuk ka asnjë vlerë. Që në lashtësi sportet janë përdorur për të shpërqendruar masat, për të testuar politikat e jashtme, për të shkrirë tensionet diplomatike dhe për të transmetuar mesazhe politike dhe shoqërore.
Shfrytëzimi i sporteve nga fashistët, diktatorët dhe udhëheqësit ushtarakë për të përmirësuar reputacionin dhe për të legjitimuar autoritetin e tyre përfshin një spektër shembujsh të pafund. Fakti që kjo praktikë e përdorimit të sportit për konsolidimin e pushtetit , vazhdon deri në kohët bashkëkohore, tregon autokratët modernë nxjerrin mësime të vlefshme nga gabimet e paraardhësve të tyre.
Pra në vend të “një motorri ekonomik” F1 do të jetë një mundësi ekselent e shfrytëzimit të popullaritetit të këtij sporti brenda kulturës popullore për të manipuluar perceptimet e brendshme dhe globale të Shqipërisë Europiane.
E pra Rama e ka mësuar leksionin që vjen nga historia. Taksa paguesit e këtij vendi akoma jo !