Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici

09:03 10/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një ditë pas aksidentit të rëndë në “Qafën e Koshovicës”, polici i qarkullimit Klajdi Mustaj ndan përjetimet e tij si dëshmitar dhe shpëtimtar i katër personave të lënduar.

29-vjeçari nga Fier, i cili dikur ka punuar si jurist në Bashkinë Mallakastër dhe më pas ka vendosur të bëhet pjesë e policisë, u bë “heroi i ditës” pasi rrezikoi jetën për të nxjerrë të plagosurit nga një automjet tip “Benz” që u përmbys në këtë zonë.

Ngjarja ndodhi kur shoferi humbi kontrollin e mjetit, i cili doli nga rruga dhe u përmbys. Klajdi veproi menjëherë, duke dalë në ndihmë të katër personave brenda makinës.

Ai rrëfen se instinkti e shtyu të ndërhynte për të nxjerrë trupat e viktimave para se makina të përfshihej nga flakët që shpërthyen pak çaste më vonë. Pavarësisht pranisë së rreth 30 personave në vendngjarje, vetëm ai ndërmori veprime, duke marrë mbi supe përgjegjësinë e shpëtimit.

“Nuk mund ta quaj veten hero,” thotë Klajdi, “sepse çdo punonjës policie është i trajnuar për situata të tilla dhe duhet të veprojë me humanizëm dhe gjakftohtësi.”

Ai kujton me qetësi momentet dramatike, duke thënë: “Mbaj mend që kam bërë të mundur nxjerrjen e një fëmije nga mjeti fillimisht dhe për disa sekonda kam shuar zjarrin. Më pas kam nxjerrë drejtuesin dhe pasagjerët e tjerë.”

Edhe pse ende nuk ka kontaktuar me familjarët e të lënduarve, për Klajdin fokusi kryesor mbetet rikuperimi i tyre shëndetësor.

“Nuk mendova më as për jetën time teksa dëgjoja thirrjet për ndihmë brenda mjetit,” shpjegon ai. I pyetur nëse do të vepronte njësoj në një situatë të ngjashme, ai përgjigjet pa hezitim: “Do të bëja sërish të njëjtën gjë pa u menduar dy herë nëse do të rastisja në tjetër situatë të njëjtë.”

Polici shton se detyra e tyre është të shpëtojnë jetë, pavarësisht situatës, si gjatë kohës së shërbimit ashtu edhe jashtë tij. Ai tregon se ka pasur gjithmonë dëshirë të bëhej pjesë e uniformave blu dhe për këtë ndihet krenar.

Klajdi u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi edhe një gabim i vogël mund të sjellë pasoja tragjike.

Etiketa: aksidentfier

Të tjera

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr
Aktualitet

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

Një zjarrfikës është kthyer në simbolin e ndërhyrjes dramatike për shpëtimin e një gruaje të bllokuar në pallatin që u...

16:01 15/04/2026
Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër
Aktualitet

Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër

Kosova ka bllokuar importimin e deleve dhe dhive nga Shqipëria, pas konfirmimit të shpërthimit të murtajës së bagëtive të imta...

13:51 15/04/2026
Para
Tabela, tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

Tabela, tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

16:01 15/04/2026
Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër

Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër

13:51 15/04/2026
“E bleva 150 mijë euro”, banori që humbi shtëpinë nga zjarri: Natën e kalova në rrugë, s’kam ku të shkoj”

“E bleva 150 mijë euro”, banori që humbi shtëpinë nga zjarri: Natën e kalova në rrugë, s’kam ku të shkoj”

12:00 15/04/2026
SPAK urdhër arresti për Mir Pepën, qëlloi me armë në koncertin e “Cinco”, i përfshirë edhe në konfliktin me motrat Berisha

SPAK urdhër arresti për Mir Pepën, qëlloi me armë në koncertin e “Cinco”, i përfshirë edhe në konfliktin me motrat Berisha

10:39 15/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.