Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekzekutimi i Frrok Lleshajt, dyshohet se autori ka përdorur pistoletë me silenciator

11:50 05/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së hënës fshatin Paçram në Vaun e Dejës, ku është vrarë me armë zjarri 65-vjeçari Frrok Lleshaj.

Ai është qëlluar për vdekje vetëm pak metra larg banesës së tij, rreth orës 20:00, ndërsa trupi i pajetë u gjet një orë më vonë nga një banor i zonës, i cili njoftoi më pas familjarët dhe Policinë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima është qëlluar me armë me silenciator, pasi fqinjët nuk kanë dëgjuar të shtëna. Policia ka nisur hetimet dhe pista kryesore mbi të cilën po përqendrohet është ajo e gjakmarrjes.

Frrok Lleshaj kishte një histori të gjatë përplasjesh me dy familje të tjera, konflikte të nisura që nga fillimi i viteve ’90, të cilat deri më sot kanë shkaktuar pesë viktima.

Viktima e fundit është i treti nga familja Lleshaj që ekzekutohet, pas djalit dhe vëllait të tij, ndërsa viktima të tjera janë edhe kushëriri i tij, Dodë Lleshaj, dhe një shtetas nga Puka.

Ngjarjet e përgjakshme datojnë që nga viti 1991, kur djali i Frrok Lleshajt u vra në Greqi. Edhe pse zyrtarisht u raportua se ishte vrarë nga policia greke në rrethana të paqarta, familja Lleshaj dyshonte se pas ngjarjes qëndronin të afërm të tyre.

Pak vite më pas, dyshohet se Frroku vrau kushëririn e tij Dodë Lleshaj për të marrë hakun e të birit, megjithëse nuk e pranoi kurrë autorësinë.

Një tjetër konflikt u regjistrua më pas me një familje nga Puka, ku Frroku vrau një tjetër person. Për këtë vrasje ai u arrestua, e pranoi fajin në gjykatë dhe u dënua me 25 vite burg. Ai u lirua në vitin 2023, pasi kishte vuajtur 21 vite të dënimit.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por ende nuk ka ndaluar asnjë të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht vrasjen, duke mos përjashtuar as pista të tjera përveç gjakmarrjes.

Etiketa: Ekzekutimi i Frrok Lleshajt

Të tjera

Rama në qoshe: Ligji rrëzon propagandën, delegimet e firmave e nxjerrin bllof në betejën për të shpëtuar Ballukun
Aktualitet

Rama në qoshe: Ligji rrëzon propagandën, delegimet e firmave e nxjerrin bllof në betejën për të shpëtuar Ballukun

Kryeministri Edi Rama ka nisur një ofensivë të ashpër publike për të mbrojtur Belinda Ballukun, duke e quajtur pezullimin e...

15:15 05/12/2025
“Mjeshtri i ChatGPT-së”, Taulant Balla përpiqet të ‘shpëtojë’ Ballukun, Chat-i e nxjerr bllof
Aktualitet

“Mjeshtri i ChatGPT-së”, Taulant Balla përpiqet të ‘shpëtojë’ Ballukun, Chat-i e nxjerr bllof

Taulant Balla doli mbrëmë në “Opinion” me një vetëbesim grotesk, duke u përpjekur të përdorë ChatGPT si argument juridik për...

21:41 04/12/2025
Para
Makabre, gjenden 32 trupa të pajetë në Meksikë

Makabre, gjenden 32 trupa të pajetë në Meksikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rama në qoshe: Ligji rrëzon propagandën, delegimet e firmave e nxjerrin bllof në betejën për të shpëtuar Ballukun

Rama në qoshe: Ligji rrëzon propagandën, delegimet e firmave e nxjerrin bllof në betejën për të shpëtuar Ballukun

15:15 05/12/2025
“Mjeshtri i ChatGPT-së”, Taulant Balla përpiqet të ‘shpëtojë’ Ballukun, Chat-i e nxjerr bllof

“Mjeshtri i ChatGPT-së”, Taulant Balla përpiqet të ‘shpëtojë’ Ballukun, Chat-i e nxjerr bllof

21:41 04/12/2025
E akuzuar për mashtrim dhe korrupsion, Federica Mogherini dorëhiqet nga posti i Rektores

E akuzuar për mashtrim dhe korrupsion, Federica Mogherini dorëhiqet nga posti i Rektores

14:10 04/12/2025
Historike! Çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, zyrtarisht pjesë e agjendës së politikës së jashtme të SHBA-së

Historike! Çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, zyrtarisht pjesë e agjendës së politikës së jashtme të SHBA-së

13:33 04/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.