Skip to content
Kryesore

Aksident në aksin Fier-Levan, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, lëndohet drejtuesi

· 1 min lexim

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Levan, pranë zonës së njohur si “Kthesa e Zhupanit”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ka shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik, duke bërë që disa kabuj të tensionit të lartë të bien në rrugë, çka ka penguar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në këtë segment të ngarkuar gjatë sezonit veror.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë, ekipet e OSHEE kanë nisur ndërhyrjen për të riparuar dëmtimet dhe për të rikthyer furnizimin normal me energji.