Skip to content
Kryesore

E rëndë në Devoll, zetori pëmbyset dhe zë poshtë drejtuesin

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor është përmbysur gjatë lëvizjes në një terren të vështirë, duke i marrë jetën drejtuesit të tij.

Sipas burimeve nga vendngjarja, viktima është një 75-vjeçar, i cili ishte i vetëm në mjet në momentin kur ndodhi aksidenti. Zetori dyshohet se ka humbur kontrollin në një kthesë të rrëshqitshme dhe është përmbysur, duke e zënë poshtë të moshuarin. Për shkak të plagëve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vend.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Grupi hetimor po punon për të konfirmuar identitetin e plotë të viktimës dhe për të përcaktuar me saktësi dinamiken e ngjarjes.