Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I burgosuri vdiq në ambientet e burgut 313, familjarët e Besnik Koçiut akuzojnë institucionet për neglizhencë

11:28 26/07/2025
Reading Time: 4 min lexim

Familjarët e Besnik Koçiut, 51-vjeçarit që humbi jetën në burgun 313 në Tiranë, akuzojnë institucionet për neglizhencë të rëndë dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

Në një letër publike, ata shprehen se vdekja e të afërmit të tyre nuk ka ardhur si pasojë e një sëmundjeje, por si rezultat i një shpërfilljeje sistematike dhe vendimesh të gabuara që, sipas tyre, i morën jetën në mënyrë të padrejtë.

“Nuk ishte sëmundja ajo që i mori jetën Besnikut, por zinxhiri i vendimeve dhe mungesa e përgjegjësisë nga institucionet. Ai kishte ende kohë për të jetuar, por nuk iu dha mundësia,” thuhet ndër të tjera në letrën e tyre.

Ata sqarojnë se Koçiu ishte përfshirë në një incident aksidental, ku një person tjetër u plagos lehtë në këmbë nga një armë sportive. Ngjarja, sipas familjarëve, ndodhi pa dashje dhe u cilësua si një gabim njerëzor. Viktima e incidentit jo vetëm që nuk kërkoi ndjekje penale, por ofroi falje të menjëhershme.

Megjithatë, Besnik Koçiu u arrestua në flagrancë dhe u akuzua për vepra penale sipas nenit 278 të Kodit Penal. Familjarët pretendojnë se mënyra se si ai u trajtua nga autoritetet ka qenë jo vetëm nën çdo standard ligjor, por edhe çnjerëzor.

Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të hetojnë me transparencë dhe të japin përgjigje për rrethanat që çuan në vdekjen e 51-vjeçarit brenda ambienteve të paraburgimit.

LËTER E HAPUR – NGA FAMILJA E BESNIK KOÇIUT

Dje, Besnik Koçiu, 51 vjeç, ndërroi jetë në burgun 313 Tiranë, më saktë në para-burgim. Dhe jo nga sëmundja. Jo nga fati. Por si pasojë direkte e shpërfilljes institucionale, e neglizhencës sistematike dhe e një zinxhiri vendimesh që morën jetën e tij, kur ende kishte kohë…

Besnik Koçiu ishte përfshirë në një ngjarje aksidentale, ku për pasojë një person tjetër u plagos në këmbë nga një armë sportive (manovër). Ngjarja ndodhi padashje, një gabim njerëzor si ato që mund t’i ndodhin kujtdo. I dëmtuari, jo vetëm që nuk kërkoi ndjekje penale, por e fali menjëherë.

E megjithatë, Besniku u arrestua në flagrancë me dyshimin se kishte konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Mënyra se si u trajtua ishte larg çdo standardi njerëzor dhe ligjor. Dhe gjithçka nisi që në momentin e parë:

Policia vendosi menjëherë arrestimin, pa bërë një vlerësim të plotë dhe objektiv të rrethanave. Arma e përfshirë ishte një armë sportive (manovër), e blerë me dokumentacion përkatës, dhe ngjarja kishte ndodhur padashje.

Nuk u morën parasysh dëshmitë e paraqitura nga familjarët dhe mbrojtja, përfshirë statusin si person me aftësi të kufizuara (grupi II), diabetin e përparuar (me katër lloje insuline, njëra me përbërje specifike, ngjyre kafe), isheminë parciale të pësuar muajt e fundit, si dhe trombozën e rëndë të kaluar gjashtë muaj më parë.

Të njëjtat rrethana u shpërfillën edhe nga organi i akuzës, në momentin e administrimit të akteve dhe nisjes së çështjes në gjykatë me kërkesën për caktim të masës së sigurisë.

Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e mbrojtjes dhe administrimit të dokumenteve zyrtare siç I kërkon ligji, përfshirë certifikatat mjekësore të QSUT-së, statusin e invaliditetit, dhe diagnozat e tjera serioze, vendosi t’i injorojë të gjitha.

Në vend që të shqyrtonte mundësinë e një mase sigurie më të përshtatshme, vendosi masën më ekstreme: “arrest me burg”. Institucioni i vuajtjes së dënimit, Burgu 313, nuk tregoi kujdesin dhe ndjeshmërinë minimale njerëzore për një të paraburgosur me probleme serioze shëndetësore.

Natën e parafundit të jetës së tij, ai ndante dhomën me disa të burgosur të tjerë, të cilët, duke parë përkeqësimin e dukshëm të gjendjes së tij, kërkuan nga administrata që të ndërhynte. Por në vend që të dërgohej për trajtim mjekësor, Besniku u largua nga dhoma dhe u izolua, në një ambjent tjetër.

Aty ai ndërroi jetë. I vetëm. Pa kujdesin mjekësor. Pa ndihmë. Pa asnjë njeri pranë në çastet e tij të fundit. Vetëm dy ditë më parë, me nje zë të ulët, ai na tha: “Do vdes këtu.” Lotët e tij i fshimë me duart tona.

Bërtitëm, kërkuam, trokitëm në dyer institucionesh por askush nuk dëgjoi. Dhe siç ai kishte ndjerë ndodhi. Por si ka mundësi të ndodhë kjo? Si mund të lëmë një njeri 51 vjeç, të sëmurë rëndë, të vdesë në qeli nga braktisja? Edhe nëse do të ishte fajtor, edhe nëse do të ishte vërtetë kriminel, minimumi që do të meritonte ishte trajtim human, kujdes mjekësor, dinjitet njerëzor.

E çfarë kërkojmë ne sot? Nuk kërkojmë më shumë sesa atë që çdo njeri meriton: Të kuptohet si ndodhi kjo vdekje. Të mos mbyllet si një statistikë. Të dihet pse një njeri që duhej të ishte në mjekim, përfundoi sot në dhe.

Kërkojmë që kjo histori të mos harrohet. Që institucionet të mos sillen më me shpërfillje ndaj jetëve njerëzore. Që askush të mos kalojë atë që kaloi Besniku. Ne duam drejtësi, jo hakmarrje, por ndërgjegjësim dhe përgjegjësi nga personat përgjegjës, personat që mund të kishin parandaluar vdekjen e Besnikut.

Kjo nuk është vetëm një çështje ligji. Është një çështje humanizmi, ndërgjegjeje dhe dinjiteti.

Ju drejtohemi në emër të jetës që u ndërpre padrejtësisht, në emër të çdo njeriu që mund të ishte në vendin e tij e në emër të atyre që nuk kanë zë, por vetëm një shpirt plot me dhimbje dhe zhgënjim.

Etiketa: Nderron jete i burgosuri

Të lidhura

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’
Aktualitet

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Pogradeci u bë sërish skena e një prej aktiviteteve më të veçanta për fëmijët, duke mirëpritur për të tretin vit...

19:56 26/07/2025
Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s
Kryesore

Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

Pas një fillimi zhgënjyes në garat europiane, ku Egnatia u eliminua që në turin e parë të Champions League dhe...

19:36 26/07/2025
Para
Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 13 persona për prostitucion me vajza nga Amerika Latine

Shkatërrohet çerdhja e prostitucionit në Elbasan, arrestohen 2 tutorët kinezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

19:56 26/07/2025
Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

19:36 26/07/2025
Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

19:00 26/07/2025
Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

18:40 26/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.