Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vajza vrau babain në Fier, policia arreston bashkëpuntorin që e ndihmoi ta mbyste

10:08 26/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Një person i tretë është arrestuar nga policia në lidhje me vrasjen makabre të 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Fier.

Bëhet fjalë për Çlirim Doganin, 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj të Roskovecit, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës, Ermalinda Rama, për kryerjen e krimit.

Sipas Policisë, Dogani ka ndihmuar 26-vjeçaren për të mbytur të atin me tel, si dhe për përdorimin e sendeve të forta dhe mjeteve prerëse gjatë aktit të dhunshëm.

Menjehere pas vrasjes, u arrestuan Ermalinda Rama si autore, dhe nëna e saj Valbona Rama, e cila akuzohet se ka ndihmuar për të inskenuar ngjarjen si një aksident.

Ndërkohë, dëshmitë e të afërmve dhe banorëve të fshatit Frashër të Fierit hedhin dritë mbi një situatë të dhunshme brenda familjes.

Të afërmit dhe fqinjët kanë treguar se Anesti Rama ishte viktimë e dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe fizike nga bashkëshortja dhe vajza. Ata thonë se ai izolohej në dhomë, nuk ushqehej rregullisht dhe nuk kishte akses në të ardhurat e veta.

Kunata e viktimës ka deklaruar:
“Kishin edhe probleme, se tani çifti ka probleme në shtëpi, por edhe çupën nuk e njoh aq mirë se unë kam qenë në Delvinë. Lekët që punonte, i kishin hedhur ata të punës a nuk e di, edhe me pasaportën e tyre venin merrnin lekët. Lekët ky nuk i merrte dot në dorë, se nuk i njihte lekët, vetëm se punonte, lekë në xhep ai nuk mori asnjëherë.”

Fqinji i viktimës:
“Faktikisht ai nuk dinte shkrim e këndim, ato e kishin bërë me prokurë që tërhiqnin lekët nga banka. Ajo që thotë vajza, që ka deklaruar se nuk i jepte lekë, janë gënjeshtra. Hani çfarë u donte qejfi vetë atyre. Unë si komshi ndonjëherë i pyesja e ushqeni apo nuk e ushqeni, se kohët e fundit ishte dobësuar shumë. I japim ushqim, thoshin, ndoshta mund t’i kishin dhe gënjeshtra. Por gjithmonë i bërtisnin.”

Ndërsa vajza e dytë e viktimës, e cila jeton në Itali, rrëfen momentet e para kur mori lajmin për vdekjen e të atit.

“Ngjarja e mësova nga ora 20:00, më ka marrë motra në telefon, që babi kishte rënë në banjo. Më tha kështu: ‘O motra, ka rënë babi në banjo’. I thashë ç’po thua? Edhe fiku telefonin. Pastaj e marr pas 5 minutash, edhe më thotë mami ik se po merremi me babin, se po e vishnin a po e lanin nuk e di, edhe e fika prapë telefonin. Fillova pastaj të merrja kunatën time, se i rashë mamit prapë e nuk ma hapi telefonin. Mora kunatën që të vinte këtu e të merrja vesh, se nuk po e besoja. Kur po e lante mami, dëgjova një zë dhe i thashë: Mami, babi është gjallë? Jo, tha, ka vdekur. Kaq ishte. Unë me prindërit e me motrën kam folur gjithmonë, flisja përditë, flisja me babin, ishte çdo gjë në rregull.”

Nipi i viktimës ka deklaruar gjithashtu:
“Kur sa e pashë, pashë goditjen që kishte në ballë, edhe kishte shumë gjak mbrapa kokës, domethënë që ishte vrarë dhe mbrapa kokës. Kurse nga ajo që kishim dëgjuar që e kishin gjymtuar edhe poshtë, e vura re dhe kishte dy prerje. Tani nuk e di nëse ato prerjet ishin nga autopsia ose ishin nga dhuna, por e di që ishte i prerë.”

Autopsia pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes dhe natyrën e plagëve, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbuluar rolin e saktë të secilit prej të përfshirëve në këtë krim të rëndë familjar.

Etiketa: vrasja ne fier

Të tjera

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr
Aktualitet

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

Një zjarrfikës është kthyer në simbolin e ndërhyrjes dramatike për shpëtimin e një gruaje të bllokuar në pallatin që u...

16:01 15/04/2026
Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër
Aktualitet

Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër

Kosova ka bllokuar importimin e deleve dhe dhive nga Shqipëria, pas konfirmimit të shpërthimit të murtajës së bagëtive të imta...

13:51 15/04/2026
Para
“29 vatra zjarri në 24 orë”, Ministria e Mbrojtjes: 13 janë ende aktive

"29 vatra zjarri në 24 orë", Ministria e Mbrojtjes: 13 janë ende aktive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

16:01 15/04/2026
Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër

Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër

13:51 15/04/2026
“E bleva 150 mijë euro”, banori që humbi shtëpinë nga zjarri: Natën e kalova në rrugë, s’kam ku të shkoj”

“E bleva 150 mijë euro”, banori që humbi shtëpinë nga zjarri: Natën e kalova në rrugë, s’kam ku të shkoj”

12:00 15/04/2026
SPAK urdhër arresti për Mir Pepën, qëlloi me armë në koncertin e “Cinco”, i përfshirë edhe në konfliktin me motrat Berisha

SPAK urdhër arresti për Mir Pepën, qëlloi me armë në koncertin e “Cinco”, i përfshirë edhe në konfliktin me motrat Berisha

10:39 15/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.