Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Situatë kritike nga zjarrin në Delvinë, nis evakuimi i 3 fshatrave

17:41 25/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Prej më shumë se tre orësh, flakët kanë përfshirë fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz në Delvinë, duke krijuar një situatë emergjente që ka detyruar nisjen e evakuimit të banorëve.

Zjarri, i përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave ekstreme, ka shkaktuar dëme të mëdha, duke shkrumbuar shtëpi, toka bujqësore dhe objekte me vlerë historike.

Mes dëmeve më të rënda është shkatërrimi i Kishës së Shën Dhimitrit në Senicë, një monument i vjetër kulturor dhe shpirtëror për banorët e zonës. Tani prej saj kanë mbetur vetëm rrënojat.

Pamjet ajrore tregojnë një peizazh të djegur plotësisht, ku fshatrat janë mbuluar nga hiri dhe banorët shprehen të dërrmuar: “Kemi humbur gjithçka.”

Në përpjekje për të përballuar flakët, në zonë janë angazhuar dy helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa në terren po punojnë 60 trupa zjarrfikëse dhe katër mjete.

Forca të tjera nga Saranda dhe Delvina janë dërguar për të asistuar në evakuimin e banorëve dhe për të trajtuar rastet e asfiksimit.

Shefi i Komisariatit të Delvinës, Naim Lala, është një nga të lënduarit, pasi u asfiksua gjatë operacionit në zonën e Kopaçezit dhe aktualisht ndodhet në spital. Raportohet për disa persona të tjerë të asfiksuar, por ende nuk ka një numër zyrtar të tyre.

Ndërkohë, edhe zona e Senicës është goditur rëndë. Katër banesa janë djegur plotësisht, qindra pemë frutore janë zhdukur, dhe banorët rrëfejnë orë paniku dhe tmerri, duke u përpjekur të shpëtojnë jetën dhe atë pak pasuri që mundën të marrin me vete.

Përtej Delvinës, zjarret kanë prekur edhe zona të tjera të vendit. Parku Kombëtar i Lurës vazhdon të digjet për ditë të tëra, me tre vatra aktive pranë Liqenit të Luleve, ku po shkatërrohen pyje me pisha dhe bimësi e mbrojtur. Në këtë zonë po punojnë mbi 100 forca, të ndihmuar nga një avion Canadair i ardhur nga Kroacia.

Edhe në Shkopet të Mirditës, flakët janë përhapur drejt fshatit Fang, duke rrezikuar zonën e antenave. Punonjës të bashkisë kanë mbetur të lënduar gjatë përpjekjeve për të frenuar përhapjen e zjarrit, ndërsa autoritetet presin ndihmë nga ajri.

Emergjencat Civile raportojnë se aktualisht në vend janë 10 vatra aktive zjarri. Në terren janë dislokuar 680 forca operacionale, 52 mjete zjarrfikëse, dy helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare, dy helikopterë hungarezë dhe një avion nga Kroacia.

Pavarësisht përmasave të kësaj krize mjedisore dhe rrezikut për jetën, deri tani vetëm dy persona janë proceduar penalisht për zjarrvënie të qëllimshme, një në Kakavijë dhe tjetri në Dovolan të Korçës.

Delvina dhe zona përreth po përballen me një emergjencë që po lë pasoja të parikuperueshme në njerëz, trashëgimi kulturore dhe natyrë.

Etiketa: delvineevakuimi i banoreve

Të lidhura

Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona
Aktualitet

Kokainë nga Amerika Latine e fshehur në kuti bananesh dhe thasët e kakaos, SPAK godet grupin kriminal

Një organizatë kriminale ndërkombëtare, e drejtuar nga shtetas shqiptarë dhe e specializuar në trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës...

18:13 26/07/2025
Zjarri rrezikon banesat në Paftal, e moshuara refuzon evakuimin: S’iki
Aktualitet

Zjarri rrezikon banesat në Paftal, e moshuara refuzon evakuimin: S’iki

Zjarri masiv në malin Shpirag ka avancuar me shpejtësi drejt zonave të banuara, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë fshatrat...

13:56 26/07/2025
Para
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, ja rrugët që do të bllokohen

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, ja rrugët që do të bllokohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona

Kokainë nga Amerika Latine e fshehur në kuti bananesh dhe thasët e kakaos, SPAK godet grupin kriminal

18:13 26/07/2025
Zjarri rrezikon banesat në Paftal, e moshuara refuzon evakuimin: S’iki

Zjarri rrezikon banesat në Paftal, e moshuara refuzon evakuimin: S’iki

13:56 26/07/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Dhunohej nga bashkëshorti, gruaja largohet nga shtëpia, në pranga 58-vjeçari në Tropojë

13:40 26/07/2025
Shqipëria fiton medalje bronzi në kampionatin botëror të gjimnastikës

Shqipëria fiton medalje bronzi në kampionatin botëror të gjimnastikës

13:16 26/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.