Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dosja ‘Buka’, kalon për gjykim çështja ndaj Arben Ahmetajt

17:01 25/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen e njohur si “Buka”, në të cilën ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas SPAK, Ahmetaj dyshohet se ka favorizuar privatizimin e shoqërisë “Buka sh.a.” në kohën kur mbante postin e ministrit të Financave, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 7 miliardë lekësh.

Në fokus të hetimeve është edhe biznesmeni Lirim Fezollari, i cili përfitoi nga ky privatizim, ndërsa SPAK dyshon se mes tij dhe Ahmetajt kishte marrëdhënie jo vetëm institucionale.

Gjykata ka vendosur të shqyrtojë vetëm rolin e Ahmetajt në këtë çështje, ndërkohë që dosjet për Fezollarin dhe disa përfaqësues të Ministrisë së Financave janë ndarë.

Pas më shumë se dy vitesh hetime dhe disa kthime të dosjes për plotësim, GJKKO ka pranuar së fundmi kërkesën e SPAK për gjykim në themel.

Në dokumentet e prokurorisë thuhet se kompleksi “Emerald” në zonën e “5 Majit” në Tiranë është ndërtuar pikërisht mbi ish-pronën e shoqërisë “Buka”, një pronë për të cilën familja Myderizi kishte fituar proceset gjyqësore.

Në reagimin e tij publik, Ahmetaj i ka cilësuar akuzat të pabaza dhe ka denoncuar mënyrën si po zhvillohen hetimet dhe komunikimi publik nga SPAK:

“Si ka mundësi që akuzat ndaj meje rrjedhin në media e portale të ndryshme përpara se të ndiqet rruga ligjore ose të paktën të ndiqet e njëjta rrugë që SPAK ka ndjekur për dosjet e tjera deri më tani? Njoftimi i avokatëve mbi akuzat. Si edhe në rastin e dosjes së Inceneratorëve (vetëm për personin Arben Ahmetaj) dosjet dalin në media para se të ketë njoftime zyrtare. Mos vallë është vazhdë e strategjisë së “Deles së zezë” nga spin doctor/s? A mos është kjo një strategji për një gjyq popullor në media përpara se i prezumuari i pafajshëm të shkojë “i fajshëm” në gjykatë? Ky ka qenë stil i Vyshinsky-t, por 90 vjet më parë e në diktaturë”, deklaronte më herët Ahmetaj.

Ai ka mohuar gjithashtu që privatizimi i ish-fabrikës të ketë shkaktuar dëm shtetit:

“Si ka mundësi që SPAK anashkalon faktin që aksionet shtetërore janë mbrojtur dhe jo e kundërta? Si ka mundësi që SPAK injoron apo anashkalon rolin e Ministrit të Ekonomisë si person politik? Si ka mundësi që SPAK anashkalon apo injoron faktin ligjor që Ministri i Ekonomisë nuk bën vlerësim apo rivlerësim asetesh dhe aksionesh, por kjo pjesë e procedurës bëhet nga vlerësues të pavarur e të certifikuar të cilët janë në listën zyrtare të institucionit”.

Etiketa: arben ahmetajDosja buka

Të lidhura

Zjarri rrezikon banesat në Paftal, e moshuara refuzon evakuimin: S’iki
Aktualitet

Zjarri rrezikon banesat në Paftal, e moshuara refuzon evakuimin: S’iki

Zjarri masiv në malin Shpirag ka avancuar me shpejtësi drejt zonave të banuara, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë fshatrat...

13:56 26/07/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Dhunohej nga bashkëshorti, gruaja largohet nga shtëpia, në pranga 58-vjeçari në Tropojë

Një rast dhune sistematike në familje është zbardhur nga hetimet e thelluara të Policisë, çka ka çuar në arrestimin e...

13:40 26/07/2025
Para
Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona

Trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar, SPAK dërgon për gjykim grupin e struktuar kriminal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zjarri rrezikon banesat në Paftal, e moshuara refuzon evakuimin: S’iki

Zjarri rrezikon banesat në Paftal, e moshuara refuzon evakuimin: S’iki

13:56 26/07/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Dhunohej nga bashkëshorti, gruaja largohet nga shtëpia, në pranga 58-vjeçari në Tropojë

13:40 26/07/2025
Shqipëria fiton medalje bronzi në kampionatin botëror të gjimnastikës

Shqipëria fiton medalje bronzi në kampionatin botëror të gjimnastikës

13:16 26/07/2025
Dibra përballë bruçelozës/ BIRN: Fermerët të pambrojtur

Dibra përballë bruçelozës/ BIRN: Fermerët të pambrojtur

13:09 26/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.