Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO

12:09 25/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot, më 25 korrik, të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e dënuar me burgim të përjetshëm Festim Bexhdilin, i njohur si kopshtari i kompleksit “Golden” në Shijak, në pronësi të shumëkërkuarit Altin Hajri.

Ai akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës më 17 janar 2020, ngjarje që nisi në Kamëz dhe përfundoi në kompleksin famëkeq në Shijak.

Vendimi i sotëm i Apelit u dha pas rigjykimit të çështjes, pasi më herët Gjykata e Lartë kishte prishur vendimin e mëparshëm të Apelit dhe kishte urdhëruar rishqyrtimin e saj me një trup gjykues të ri. Pavarësisht këtij zhvillimi, trupa aktuale e Apelit arriti në të njëjtin përfundim: dënim maksimal për Bexhdilin.

Gjatë seancës së 11 korrikut, dy prokurorët e SPAK që përfaqësuan çështjen dhanë qëndrime të ndryshme për masën e dënimit: Behar Dibra kërkoi 20 vite burg, duke argumentuar se i pandehuri kishte vepruar nën frikë dhe nuk kishte dijeni për vendndodhjen e trupit të viktimës.

Ndërkohë, prokurorja Elida Kaçkini kërkoi burgim të përjetshëm, duke theksuar mungesën e pendesës nga ana e të pandehurit dhe rolin e tij aktiv në grupin kriminal.

Vetë Festim Bexhdili mohoi përfshirjen direkte në krim, por pranoi se kishte vepruar në fazën fillestare për shkak të frikës: “Edhe prokurorja po të ishte, do vepronte ashtu, nga halli! Ishalla bëhet drejtësi!” deklaroi ai në sallën e gjyqit.

Kujtojmë se Jani Prenga u rrëmbye në mes të ditës në Kamëz dhe më pas u dërgua në kompleksin “Golden” në Shijak, ku u zhduk pa lënë gjurmë. Trupi i tij nuk është gjetur as sot e kësaj dite, ndërsa hetimet kanë zbuluar përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Me këtë vendim, Apeli i GJKKO-së konfirmon përfundimisht përgjegjësinë penale të Bexhdilit në një prej ngjarjeve më tronditëse kriminale të viteve të fundit në vend.

Etiketa: jani prengarrembimiZhdukja

Të tjera

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”
Kryesore

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Debati mbi investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri ka kaluar kufijtë e vendit dhe tashmë ka...

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën
Aktualitet

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka shpërthyer me akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas ceremonisë së 35-vjetorit të themelimit...

19:08 10/06/2026
Para
‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga

'Më morën vitet më të bukura të jetës', Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

19:08 10/06/2026
U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

17:25 10/06/2026
Oligarkë, nuk ju urren propaganda; Ju urren kujtesa e njerëzve!

Oligarkë, nuk ju urren propaganda; Ju urren kujtesa e njerëzve!

11:00 10/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.