Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Bulqizë, sherri me thika i merr jetën 20-vjeçarit

· 1 min lexim

Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një sherri me thika.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në qendër të qytetit të Bulqizës.

Në përplasje fizike e sipër, 20-vjeçari dyshohet se është qëlluar me thikë nga një 22-vjeçar me inicialiet F.K.

Ndërkohë mendohet se 22-vjeçari  vuan nga probleme mendore.

Policia  ka nisur punën për kapjen e tij dhe vendosjen përpara drejtësisë.

Gjithashtu është ngritur edhe një grup hetimor, për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.