Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nuk arkëtuan 40 milion lekë nga parkimi i Bashkisë, 2 zyrtarë në Fier në “arrest shtëpie”, 2 të tjerë të pezulluar

08:56 24/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një operacion i papritur i Prokurorisë së Fierit, në bashkëpunim me Policinë Vendore, është finalizuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke çuar në masa sigurie për disa funksionarë të lartë vendorë dhe tatimorë.

Në qendër të hetimeve është skandali me parkimin nëntokësor të administruar nga Bashkia Fier, ku dyshohet se është shmangur fiskalizimi, duke i shkaktuar buxhetit të bashkisë një dëm prej afro 40 milionë lekësh.

Të dyshuarit dhe masat e sigurisë:

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, masat e ekzekutuara përfshijnë:

• Adela Hysenaj, 34 vjeçe, ish-Zv.Kryetare e Bashkisë Fier dhe ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës, është vendosur në arrest shtëpie, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

• Vasil Ceku, 41 vjeç, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, ndaj të cilit është dhënë masa arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

• Anisa Cjapi, 38 vjeçe, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, ndaj së cilës është dhënë masa pezullimi nga detyra, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

• Martin Dodi, 57 vjeç, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Fier, ndaj të cilit janë vendosur masat pezullim nga detyra dhe ndalim për dalje jashtë shtetit, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Dy skema abuzimi në fokus të hetimit

Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë së Fierit, janë zbuluar dy forma kryesore të abuzimit:
1. Mosfiskalizimi i parkimit nëntokësor
Zyrtarët e përfshirë kanë shmangur me qëllim procesin e fiskalizimit të pagesave për parkimin nëntokësor, duke lejuar që paratë e mbledhura të mos kalojnë në buxhetin e Bashkisë. Sipas hetuesve, kjo manovër i ka shkaktuar arkës publike një dëm të konsiderueshëm financiar.

2. Ulje e qëllimshme e taksave për biznese të caktuara
Zyrtarët dyshohet se kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për të ulur detyrimet tatimore të disa subjekteve private, në këmbim të përfitimeve personale. Kjo ka krijuar një avantazh të padrejtë për këto biznese dhe ka cënuar konkurrencën në treg.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në kuadër të procedimit penal është marrë në pyetje edhe kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, i cili ka dhënë shpjegime para hetuesve. Deri tani, nuk ka një deklaratë publike nga ana e tij apo e përfaqësuesve ligjorë.

Etiketa: Adela HysenajAnisa Cjapiish-nënkryetare e BashkisëMartin DodiProkuroria fierVasil Ceku

Të tjera

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim
Kryesore

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

Një 23-vjeçare ukrainase, e cila i shpëtoi luftës në atdhe për të kërkuar një jetë të sigurt në Amerikë, u...

20:58 10/09/2025
Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një i mitur ka humbur jetën...

20:10 10/09/2025
Para
U arrestua 1 vit më parë për një vjedhje 200 mijë euro, kush është ‘Visi i garave’ që iu vu tritol në garazh

U arrestua 1 vit më parë për një vjedhje 200 mijë euro, kush është ‘Visi i garave’ që iu vu tritol në garazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

20:58 10/09/2025
Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

20:10 10/09/2025
Nepali në kaos: Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, 22 viktima nga përplasjet

Nepali në kaos: Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, 22 viktima nga përplasjet

19:01 10/09/2025
Zegjinizmi ministror!

Zegjinizmi ministror!

14:11 10/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.