Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tjetërsimi i 45 mijë m² tokë në Gjirin e Lalzit / Apeli ndryshon vendimin për “Rrumin e Shijakut”

13:08 23/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë dhe ka dënuar me 3 vite burg Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij përfundimtar u ul në 2 vite.

Laho është shpallur fajtor për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, vepër që dyshohet se e ka kryer në bashkëpunim me zyrtarë shtetërorë.

Megjithëse vendimi është shpallur më 23 korrik 2025 nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani, Dhimitër Lara dhe Engert Pëllumbi, Laho vazhdon të jetë në kërkim prej vitesh dhe nuk ka qenë i pranishëm në asnjë prej seancave gjyqësore.

Sipas SPAK, Aleksandër Laho ka tentuar të ndikojë në një çështje gjyqësore për pronësinë e një sipërfaqeje prej 45 mijë metrash katrorë në zonën e Gjirit të Lalzit, duke i dhënë ryshfet një zyrtari të Avokaturës së Shtetit, Irgen Kërçuku.

Bëhet fjalë për 600 mijë lekë që u dhanë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa ishin premtuar edhe 300 mijë lekë të tjera, në këmbim të mosapelimit të vendimit që favorizonte tjetërsimin e tokës publike.

Denoncimi për këtë aferë ka ardhur nga Pal Seçuni, i cili në atë kohë kishte kundërshtuar veprimet e Hipotekës së Durrësit dhe pretendonte për abuzime në regjistrimin e pronës.

Kjo çështje u bë publike fillimisht në vitin 2019, kur Laho mbeti i plagosur në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Pas ngjarjes, hetuesit sekuestruan telefonin e Lahos, ku u zbulua një video komprometuese që tregonte komunikimin e tij me një përfaqësues të Avokaturës së Shtetit lidhur me rastin në fjalë.

Irgen Kërçuku, zyrtari i përfshirë në këtë skemë korruptive, është dënuar ndërkohë me 2 vite burg. Ndërsa Laho, edhe pse i dënuar, mbetet i pakapshëm për drejtësinë shqiptare. Avokati i tij ka pretenduar se ai ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore pas atentatit të vitit 2019, ku sipas mbrojtjes, ai ka mbetur i dëmtuar fizikisht, duke humbur funksionin e njërit prej gjymtyrëve.

Pavarësisht pretendimeve për gjendjen shëndetësore, autoritetet nuk kanë mundur ende të ekzekutojnë masën e dënimit ndaj Lahos.

Etiketa: Aleksandër Laho

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para
E rëndë në Himarë/ Turistja 23-vjeçare humb jetën duke zbritur me litar nga një shkëmb

E rëndë në Himarë/ Turistja 23-vjeçare humb jetën duke zbritur me litar nga një shkëmb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.