Skip to content
Kryesore

Zjarri në Drenovë vijon prej dy ditësh, pritet sërish ndërhyrja nga ajri

· 1 min lexim

Zjarri që ka përfshirë zonën e Drenovës në Mallakastër që prej së dielës vijon të jetë aktiv edhe këtë të hënë, më 15 korrik.

Në orët e para të mëngjesit, 30 efektivë të ushtrisë janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave bashkiake në përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Për shkak të terrenit të thepisur, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse mbetet e pamundur dhe puna po vijon me mjete rrethanore, ndërkohë që pritet edhe një ndërhyrje nga ajri për të ndihmuar në izolimin e zjarrit.