Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një restorant në qendër të Thethit në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe turistëve.
Zjarri u neutralizua shpejt falë reagimit të menjëhershëm të banorëve të zonës, të cilët arritën të ndalnin përhapjen e flakëve në ambientet përreth.
Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar, ndërsa dëmet ishin vetëm materiale.
Për shkak të rrezikut që flakët të përfshinin edhe strukturën ngjitur, gjatë natës është bërë evakuimi i dhjetëra turistëve që ishin të akomoduar në bujtinë.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Pronari i restorantit shprehet se vetëm ekspertiza do të përcaktojë nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë defekt elektrik apo bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.
Ky incident ndodh vetëm disa ditë pasi fshati turistik i Thethit ishte në qendër të vëmendjes për shkak të aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe protestave të banorëve.