Skip to content
Kryesore

Flakët përfshijnë kodrën me pisha në Poliçan, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren

· 1 min lexim

Një vatër zjarri është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zgërbonjë, Njësia Administrative Vërtop, në Poliçan të qarkut Berat.

Flakët kanë përparuar me shpejtësi në drejtim të një kodre me pisha, të ndihmuara nga era dhe temperaturat e larta.

Në terren ndërhynë dy mjete zjarrfikëse dhe shtatë efektivë nga Berati, të cilët, për shkak të terrenit të vështirë, nuk arritën të depërtonin me automjete deri në vatrën e zjarrit. Për pasojë, operacioni u zhvillua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Pas përpjekjeve disaorëshe, zjarri është vënë nën kontroll. Megjithatë, forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin në terren për të shmangur rindezjen e flakëve.