Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji

12:24 08/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është liruar këtë të martë nga burgu i Fierit, ku po vuante një dënim prej një viti për veprën penale të “kallëzimit të rremë” në çështjen e njohur si “Babale”.

Vendimi u mor nga Gjykata e Fierit, e cila pranoi kërkesën për lirim me kusht, pasi Salianji kishte përmbushur dy të tretat e dënimit, ashtu siç parashikohet në ligjin shqiptar.

Në seancën e sotme, Shërbimi i Provës paraqiti një raport pozitiv mbi sjelljen e Salianjit gjatë kohës së qëndrimit në burg, ndërsa edhe prokurori i çështjes dha dakordësinë për lirimin e tij.

Procesi penal ndaj Salianjit nisi në vitin 2018, pas publikimit të një audio-përgjimi ku pretendohej se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. Sipas Prokurorisë, bëhej fjalë për një inskenim të qëllimshëm me qëllim goditjen politike të qeverisë.

Më 18 dhjetor 2019, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e shpalli fajtor për kallëzim të rremë dhe e dënoi me 1 vit burg. Salianji e ankimoi vendimin, por Apeli e la në fuqi më 26 shtator 2024. Ai u dorëzua në polici po atë ditë dhe nisi dënimin në burgun e Fierit më 27 shtator.

Gjykata e Lartë, më 15 tetor 2024, rrëzoi kërkesën e tij për pezullimin e dënimit, duke detyruar vuajtjen e plotë të tij, pavarësisht pretendimeve publike të Salianjit dhe të opozitës se bëhej fjalë për një dënim politik, të motivuar nga kryeministri Rama dhe ish-ministri Xhafaj.

Në të njëjtën çështje janë dënuar edhe Albert Veliu (i njohur si “Babalja”) me 10 muaj burg dhe gazetari Jetmir Olldashi me 100 orë punë në shërbim të komunitetit.

Pavarësisht lirimit, Salianji ka deklaruar vazhdimisht se është viktimë e një procesi të manipuluar dhe politikisht të motivuar.

Etiketa: deputeti Ervin Salianjidosja babale

Të tjera

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës
Aktualitet

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u zhvillua seanca përmbyllëse ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqitën...

15:15 18/02/2026
Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori
Aktualitet

Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

Shqipëria mbylli ëndrrën e saj olimpike në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, duke përfunduar një kapitull që do të mbetet...

14:56 18/02/2026
Para
Apeli kthen në burg Artemis Stafën, i dyshuar për pastrim parash për grupin Çopja

Apeli kthen në burg Artemis Stafën, i dyshuar për pastrim parash për grupin Çopja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

15:15 18/02/2026
Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

14:56 18/02/2026
Në kërkim me “arrest me burg”, Ermal Beqiri merr 2.6 mln euro nga KLGJ

Në kërkim me “arrest me burg”, Ermal Beqiri merr 2.6 mln euro nga KLGJ

12:50 18/02/2026
Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

12:12 18/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.