Skip to content
Kryesore

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, një i plagosur

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në aksin rrugor Lezhë–Shkodër. Mësohet se një taksi është përplasur me një kamion që mbledh mbeturinat në zonë, në hyrje të Lezhës.

Nga përplasja e fortë, drejtuesi i taksisë mbeti i bllokuar në mjet dhe u desh ndërhyrja e forcave të emergjencës për ta nxjerrë.

Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.