Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në rrugën “Kastriot Muço” në Fier, ku një këmbësor u përplas nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e mjetit nuk ka mundur të frenojë në kohë, duke shkaktuar përplasjen. Këmbësori mbeti i plagosur dhe u transportua menjëherë drejt spitalit rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.