Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Goditet sërish organizata e Suel Çelës, SPAK u sekuestron 4 mln euro pasuri në Itali

14:05 03/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

SPAK, në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro që i përkisnin një organizate kriminale të drejtuar nga Suel Çela dhe që operonte në Elbasan dhe Verona.

Në kuadër të këtij operacioni janë bllokuar një ndërtesë në Nogarole Rocca (Verona), një kompleks i ndërtuar me 30 zyra dhe dyqane në vlerë rreth 3 milionë euro po në Verona, një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e këtyre ambienteve (rreth 400 mijë euro në vit) dhe një shoqëri ndërtimi me pronësi 100% në Itali.

Hetimet e përbashkëta të Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Guardia di Finanza në Verona zbuluan se këto pasuri janë financuar me të ardhura të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës, që transportohej nga Amerika e Jugut drejt tregjeve evropiane.

Skema financiare funksiononte përmes transferimit të fondeve nga Shqipëria në Itali, ku një shoqëri e pasurive të paluajtshme në Itali merrte shuma të mëdha parash nga një kompani shqiptare në pronësi të dy vëllezërve, Suel dhe Marjo Çela.

Këto para investoheshin në ndërtim dhe rikonstruksion të ndërtesave në Itali, të cilat më pas jepeshin me qira, duke legalizuar përfitimet e aktivitetit kriminal.

Njëri prej vëllezërve është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa tjetri u arrestua në qershor të 2024 në Verona, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet belge për dyshimet e përfshirjes në një vrasje mafioze në Antwerp.

Ky i fundit përballet me akuza të rënda si “vrasje me paramendim”, “mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve”, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “pastrim parash”.

Hetimet treguan se investimet në Itali përbënin fazën përfundimtare të pastrimit të parave të ardhura nga aktiviteti kriminal, ku përmes transaksioneve të dyshimta në Shqipëri synohej fshehja e origjinës së këtyre fondeve.

Në këtë operacion u sekuestruan edhe pasuri dhe burime financiare që i përkisnin administratorëve shqiptarë të një shoqërie ndërtimi në Verona, të cilët konsideroheshin bashkëpunëtorë të ngushtë të vëllezërve dhe përfshiheshin në listat e pagesave të organizatës kriminale.

Kontrolle të mëtejshme u kryen ndaj ndihmësve dhe subjekteve italiane të përfshira në rrjet, me qëllim mbledhjen e provave shtesë.

Ky operacion është i pari i këtij lloji nga Prokuroria e Veronës që dokumenton investimin e organizatave kriminale shqiptare në pasuri të paluajtshme në territorin e Bashkimit Europian. Hetimet janë ende në fazë paraprake.

Etiketa: SPAKSuel cela

Të lidhura

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo
Bota

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

Pas më shumë se një dekade mungesë, Papa Leoni XIV do të rikthejë këtë fundjavë një traditë të lashtë papnore,...

18:56 03/07/2025
Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik
Aktualitet

Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

Qyteti i Durrësit është kthyer këto ditë në një skenë shumëngjyrëshe të kulturës dhe traditës, falë edicionit të 6-të të...

18:37 03/07/2025
Para
Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit

Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

18:56 03/07/2025
Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

Durrësi mikpret kulturat e botës në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

18:37 03/07/2025
Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI

Rifillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, zbulohet kulla e shekujve IV-VI

18:12 03/07/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur

17:47 03/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.