Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbahet seanca paraprake për dosjen “Buka”, SPAK dorëzon hetimet e reja për Ahmetajn

11:22 02/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
AHMETAJ KONFERENCE SHTYPI - Ministri i Financave dhe Ekonomise, Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje konference shtypi, ne lidhje me zhvillimet kryesore ekonomike ne vend.
/r/n/r/nAHMETAJ IN PRESS CONFERENCE - Minister of Finance and Economy Arben Ahmetaj, speaks during a press conference, about the main economic developments in the country.

AHMETAJ KONFERENCE SHTYPI - Ministri i Financave dhe Ekonomise, Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje konference shtypi, ne lidhje me zhvillimet kryesore ekonomike ne vend. /r/n/r/nAHMETAJ IN PRESS CONFERENCE - Minister of Finance and Economy Arben Ahmetaj, speaks during a press conference, about the main economic developments in the country.

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua të mërkurën seanca paraprake për dosjen e njohur si “Buka”, ku është i akuzuar ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Ahmetaj përballet me akuza për shpërdorim detyre, me pasoja të rënda ekonomike, lidhur me privatizimin e ish-fabrikës së bukës.

Sipas SPAK, ai dyshohet se ka firmosur transferimin e pronës në kundërshtim me vendimet gjyqësore që njihnin pronarët ligjorë, duke shkaktuar një dëm prej 7 miliardë lekësh për shtetin.

Seanca u zhvillua pas vendimit të mëparshëm të gjykatës për kthimin e dosjes në prokurori, me qëllim plotësimin e hetimeve.

SPAK ka dorëzuar prova dhe materiale të reja, ndërsa gjykata ka dhënë kohë mbrojtjes së Ahmetajt të njihen me to. Vendimi për dërgimin e çështjes në gjykim të plotë pritet të merret në 17 korrik, ora 13:00.

Përveç Ahmetajt, SPAK vijon hetimet edhe për shtatë persona të tjerë, përfshirë zyrtarë të Ministrisë së Financave dhe biznesmenin Lirim Fezollarin, i cili dyshohet se përfitoi nga ky proces privatizimi gjatë kohës kur Ahmetaj ishte ministër.

Arben Ahmetaj vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar që nga korriku i vitit 2023, jo vetëm për këtë çështje, por edhe për hetimet e tjera të SPAK mbi aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Për këto raste, ai përballet me një sërë akuzash: “mosdeklarim”, “deklarim të rremë” dhe “fshehje të pasurisë”, “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Në vijim të hetimeve, ndaj tij janë ndërmarrë edhe masa sekuestrimi pasuror, që përfshijnë vila, apartamente dhe llogari bankare. SPAK i ka komunikuar zyrtarisht akuzat përmes avokatit të tij në mars 2024.

Etiketa: arben ahmetajDosja buka

Të tjera

Horoskopi sot, 23 gusht 2022
Horoskopi

Horoskopi: 27 tetor 2025

Dashi Sot vjen në pah e vërteta që keni mbajtur brenda – çështje të pathëna mund të kërkojnë guximin tuaj...

00:35 27/10/2025
Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë
Kryesore

Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë

Një vendim i paprecedentë ka tronditur botën e sportit shqiptar. Federata Shqiptare e Volejbollit ka pezulluar përkohësisht volejbollisten braziliane të...

16:07 25/10/2025
Para
Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, mbërrin në gjykatë 36-vjeçari

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, mbërrin në gjykatë 36-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot, 23 gusht 2022

Horoskopi: 27 tetor 2025

00:35 27/10/2025
Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë

Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë

16:07 25/10/2025
Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas

Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas

14:02 25/10/2025
Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

13:51 25/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.