Skip to content
Kryesore

Dërgohet në laboratorin digjital të SPAK telefoni që përdorte Laert Haxhiu në burg

· 2 min lexim

Telefoni që iu sekuestrua Laert Haxhiut në qelinë e tij në burgun e Drenovës është dërguar në laboratorin digjital të Prokurorisë së Posaçme për analiza.

Kontrolli do të përqendrohet tek komunikimet e tij për të zbuluar me kë ka pasur kontakt Haxhiu, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm.

Në bazë të rezultateve, për të mund të kërkohet edhe izolimi në regjimin e ashpër 41 Biss.

Ky telefon u gjet gjatë një kontrolli të kryer të mërkurën, pas një sinjalizimi nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit.

Drejtoria e Përgjithshme, menjëherë pas sinjalizimit, ndërhyri në qelinë e Haxhiut dhe sekuestrua celulari.

Laert Haxhiu është i akuzuar si autor i Masakrës së Lushnjes. Ai u ekstradua nga Greqia më 3 korrik të vitit të kaluar, një vit pas arrestimit në shtetin fqinj.

Si ndodhi Masakra e Lushnjes?

Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili hynë me armë në një lokal ku ndodheshin Zamir Latifi, Jurgen Hoxha dhe Xhulio Shkurti, me qëllim ekzekutimin e Shkurtit, pas një atentati të dështuar në vitin 2015. Me automatik në dorë, ata qëlluan duke vrarë në vend dy persona, ndërsa Shkurti, i cili është nip i Aldo Bares, shpëtoi pasi nuk ishte aty në momentin e sulmit.

Në këtë ngjarje humbën jetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronari i lokalit, dhe një kalimtar i rastit.