Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

ONE në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

09:47 28/06/2025
Reading Time: 3 min lexim

Kompania “ONE Albania” po përballet me një krizë serioze, ndërsa dhjetëra klientë denoncojnë mungesën e shërbimit bazë dhe abuzimin me tarifat e parapaguara.

Gjatë javëve të fundit, qindra abonentë kanë raportuar ndërprerje të plotë të internetit në telefonat e tyre, pavarësisht se paguajnë për paketa “pa limit” si “Ultra150”.

Disa prej tyre raportojnë se janë pa internet prej më shumë se një muaji, ndërkohë që shërbimi ndaj klientit nuk jep asnjë zgjidhje reale. Në vend të një përgjigjeje të qartë, ankesat u kalohen një “departamenti fantazëm”, i cili pretendon se gjithçka është funksionale.

E njëjta situatë është raportuar edhe nga klientët me kontrata fikse mujore, të cilët ndodhen në të njëjtën gjendje, pa akses në internet dhe pa mundësi komunikimi.

“Nga jashtë duket se kemi 5G, por në realitet nuk funksionon asgjë,” thonë qytetarët, ndërsa shpjegojnë se shërbimi është inekzistent dhe po ndihen të mashtruar.

Denoncimet e bëra nga qytetarët në rrjetet sociale përshkruajnë një blackout të plotë, mungesë interneti, valësh dhe pamundësi për të kryer thirrje apo transaksione bazë si rimbushje apo pagesa.

Kjo nuk është hera e parë që “ONE Albania” përballet me akuza për shërbim të dobët. Kompania është përballur me një valë ankesash të përsëritura për ndërprerje të shpeshta, çmime të larta dhe mungesë transparence. Përveç kësaj, ka pasur denoncime të shumta për dobësi në sistemet e sigurisë, ndërhyrje të paautorizuara dhe dështim për të mbrojtur të dhënat e klientëve.

Në vitin 2023, AKEP e gjobiti “ONE” me 10 milionë lekë për shkelje të ligjit, por kompania duket se nuk ka reflektuar. Shumë abonentë të ish Albtelecom-it, të cilët u bashkuan nën rrjetin e “ONE” pas riorganizimeve, kanë braktisur platformën për shkak të problemeve të përsëritura teknike.

Ndërkohë, shqetësimet nuk mbarojnë vetëm me klientët. Rreth 100 punonjës të kompanisë kanë ngritur zërin për kushtet e këqija të punës, pagat e ulëta dhe mungesën e trajtimit dinjitoz.

“Po vidhemi, po shfrytëzohemi, po trajtohemi si të padukshëm,” deklarojnë ata.

Nga ana financiare, bilancet e kompanisë janë edhe më shqetësuese. Humbjet e raportuara kapin vlerën 125 milionë euro, duke ngritur dyshime të mëdha për evazion fiskal, manipulim financiar dhe keqmenaxhim të qëllimshëm. Ndërkohë që klientët në Shqipëri mbeten pa shërbim, burimet e kompanisë po përdoren për të financuar projekte në Afrikë.

Një nga transaksionet më të dyshimta lidhet me shitjen e 6.56% të aksioneve të kompanisë më 9 prill 2024 për vetëm 200,000 lekë gruas së Klodian Zotos, Ilza Zoto. Transaksioni ka ngjallur reagime për çmimin qesharak të aksioneve krahasuar me xhiron e pretenduar të kompanisë. Kjo ka forcuar dyshimet për përfshirje në aktivitete të paligjshme dhe shmangie të detyrimeve tatimore.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar edhe lidhje të tjera të dyshimta mes kompanisë “ONE” dhe rrethit të afërt të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas dosjes hetimore, Ajola Xoxa ka transferuar fonde nga kompania “Gogel” (e drejtuar nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj) te “Ava Studio”, kompania e nënës së saj, përmes faturash prej 15 mijë eurosh për shërbime të paqarta. “Gogel” figuron të ketë përfituar edhe tendera nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me “ONE Albania”.

Gazeta Reforma ka raportuar vazhdimisht për shkeljet e institucionit, parregullsitë dhe vjedhjet që janë evidentuar në “One”. Gjithashtu, ajo ka theksuar ankesat e përdoruesve dhe neglizhencën e kompanisë për të ofruar shpjegime dhe për të gjetur zgjidhje për klientët.

Etiketa: one albania

Të lidhura

Partia e Lirisë protestë para SPAK
Aktualitet

Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës

SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro në kuadër të hetimeve për grupin kriminal të goditur nga...

13:41 28/06/2025
Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”
Aktualitet

Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

Një investigim i publikuar nga media ekuadoriane Infobae.com, në bashkëpunim me organizatën amerikane C4ADS (Center for Advanced Defense Studies), zbardh...

13:10 28/06/2025
Para
Nga çmimet më të larta, te të ardhurat më të ulëta, ja për çfarë mbajmë rekord në Europë

Nga çmimet më të larta, te të ardhurat më të ulëta, ja për çfarë mbajmë rekord në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Partia e Lirisë protestë para SPAK

Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës

13:41 28/06/2025
Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

13:10 28/06/2025
Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

12:51 28/06/2025
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

12:25 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.