Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ushtarët izraelitë nën hetim për krime lufte pas vrasjes së civilëve në rradhët e ndihmave në Gaza

08:46 28/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
Ushtarët izraelitë nën hetim për krime lufte pas vrasjes së civilëve në rradhët e ndihmave në Gaza

Ushtria izraelite ka hapur një hetim të brendshëm lidhur me dyshimet për krime lufte në Gaza, pas rritjes së provave se ushtarët mund të kenë qëlluar me dashje ndaj civilëve palestinezë që prisnin ndihma humanitare.

Sipas raportimeve të shumta, qindra civilë janë vrarë gjatë javëve të fundit në sulme ajrore apo me armë zjarri nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit , teksa qëndronin në radhë për të marrë ushqime ose i afroheshin qendrave të shpërndarjes.

Gazeta izraelite Haaretz, duke cituar burime ushtarake të paidentifikuara, shkroi të premten se disa ushtarë janë urdhëruar të qëllojnë mbi turmat afër pikave të ndihmës për t’i mbajtur larg pozicioneve të ushtrisë.

Disa prej tyre shprehën shqetësimin për përdorimin e panevojshëm të forcës vdekjeprurëse ndaj njerëzve që nuk përbënin kërcënim real.

Sipas të njëjtit raport, një njësi e specializuar e IDF-së është ngarkuar për të shqyrtuar incidentet që mund të përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar, përfshirë sjelljen e trupave izraelite në vendndodhjet e shpërndarjes së ndihmave gjatë muajit të fundit.

Megjithatë, në një reagim zyrtar, IDF mohoi çdo akuzë për urdhra që synojnë civilët: “Asnjë ushtar nuk është udhëzuar të qëllojë qëllimisht mbi civilë, përfshirë ata që i afroheshin qendrave të shpërndarjes së ndihmës,” thuhet në deklaratë. “Udhëzimet tona ndalojnë qartë çdo sulm të drejtpërdrejtë ndaj civilëve.”

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, reaguan me tone të ashpra, duke akuzuar Haaretz-in për përhapje të “gënjeshtrave dashakeqe” me qëllim diskreditimin e IDF-së, të cilën e përshkruan si “ushtria më morale në botë.”

Ndërkohë, situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet. Pas bllokadës së rreptë që Izraeli vendosi në mars dhe prill, mungesa e ushqimeve dhe ndihmave ka lënë mbi 2.3 milionë banorë në rrezik urie.

Edhe pas lehtësimit të pjesshëm të kufizimeve muajin e kaluar, shpërndarja e ndihmës është penguar nga rrugë të shkatërruara, ndërhyrje ushtarake, sulme të vazhdueshme dhe një gjendje kaosi në rritje.

Të enjten, 18 persona u vranë në një sulm izraelit ndaj një force sigurie palestineze në qytetin Deir al-Balah, e cila po shpërndante miell në një treg. Viktimat përfshinin gra dhe fëmijë që po përpiqeshin të merrnin ndihma nga një depo pranë kryqëzimit Baraka.

Forca e goditur, e quajtur “Sahm”, ishte ngritur nga autoritetet e Hamasit për të parandaluar plaçkitjet dhe tregtinë e ndihmave humanitare në tregun e zi.

Një ndihmës mjekësor nga kampi i al-Maghazit, Razeq Abu Mandil, përshkroi situatën si të tmerrshme: “Kur mbërritëm, njerëzit ishin të copëtuar, të plagosur rëndë dhe të vdekur… e përsërita rrugën spital-ambulancë disa herë. Spitali ishte në gjendje katastrofike.”

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Izraelikrim lufteVrasja e palestinezeve

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para
Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza

Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English