Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Makina përplasi 3 fëmijë me monopatinë në Tiranë! Eksperti rrugor: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë

17:43 27/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në bulevardin kryesor të Tiranës, disa ditë më parë ndodhi një aksident i rëndë, ku një automjet përplasi tre fëmijë të mitur që po lëviznin me monopatina.

Sipas të dhënave paraprake, fëmijët kishin hyrë në rrugë teksa semafori ishte i kuq për ta, ndërsa makina ka kaluar në çastet e fundit të dritës jeshile ose me të verdhë.

Eksperti i sigurisë rrugore, Arben Luzi, në një intervistë për News 24, theksoi se monopatinat nuk duhet të tejkalojnë shpejtësinë prej 25 km/h dhe apeloi për miratimin e një rregulloreje të posaçme për përdorimin e tyre.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e edukimit të përdoruesve të monopatinave, përdorimit të kaskës mbrojtëse, regjistrimit të mjetit dhe ndjekjes së një kursi bazë për njohjen e rregullave të qarkullimit, të ngjashëm me ato që ofron Kryqi i Kuq.

Arben Luzi, ekspert sigurie: Ishin tre fëmijë të mitur që u aksidentuan, nën 18 vjeç pra ishin. Janë të mitur dhe nuk merren në përgjegjësi penale. E para është që të kenë shërim të shpejtë, marrim pjesë dhe ne në dhimbjen e tyre, patjetër. Tre fëmijë po qarkullonin në monopatinë dhe një makinë ka hyrë dhe ka hyrë në fundin e dritës së fundit të semaforit ose ka hyrë me dritë të verdhë. Fëmijët kanë hyrë me dritën e semaforit të kuq. Këto janë informacione paraprake. Janë fëmijë që nuk njohin asnjë rregull rrugor. Në rrugë dalin edhe biçikletat, edhe monopatinat. Monopatinat lëvizin me motor dhe shpejtësia maksimale e tyre nuk duhet të kalojë 25 km/orë. Një monopatinë e fuqishme njëherë lëvizi 100 km/orë. Njeriu që do të lëvizë me monopatinë, duhet të ketë dijeni për lëvizjen në rrugë. Duhet të lëvizin në kolonë. Drejtuesit e këtyre mjeteve duhet të edukohen. Duhet të edukohet drejtuesi i monopatinës sesi të lëvizë. Monopatina merr një person, jo shumë persona. Prindi, derisa i blen fëmijës monopatinë, t’i kërkojë fëmijës disa rregulla sesi të ngasë këtë mjet. Në Tiranë ka përdorim masiv të monopatinave. Parlamenti të vendosë ligj, që kush drejton monopatinë me mbi 25 km/orë të marrë gjoba. Këtu ka vakum ligjor. Drejtuesit e monopatinave duhet të bëjnë një kurs për njohje të rregullave të qarkullimit rrugor, si Kryqi i Kuq. Duhet të lëvizë me kaskë në kokë, duhet të ketë prim sigurimi, sepse mund të dëmtojë dikë. Kjo duhet të bëhet, sepse është mjet me motor. Monopatinat nuk mund të ecin në rrugë ku thotë se ecet me 50 km/orë.

Etiketa: ekspertimakina

Të tjera

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi
Aktualitet

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke treguar mungesë të theksuar stabiliteti...

13:20 05/02/2026
Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

Përmbytjet që goditën fshatrat e Sukthit dhe detyruan evakuimin e banorëve kanë vënë nën hetim të drejtpërdrejtë Bashkia Durrës. Prokuroria...

12:51 05/02/2026
Para
Korrupsion për zgjedhjet e 11 majit/ SPAK përfundon hetimet dhe çon çështjen në GJKKO për dy persona

Korrupsion për zgjedhjet e 11 majit/ SPAK përfundon hetimet dhe çon çështjen në GJKKO për dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

13:20 05/02/2026
Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

12:51 05/02/2026
U shuan duke pritur darkën që nuk e hëngrën kurrë, tragjedia e rrjedhjes së gazit që shoi familjen shqiptare në Itali

U shuan duke pritur darkën që nuk e hëngrën kurrë, tragjedia e rrjedhjes së gazit që shoi familjen shqiptare në Itali

12:25 05/02/2026
Banorët e Velipojës zhvendosin protestën në Tiranë, para SPAK: Kërkojmë pronat tona

Banorët e Velipojës zhvendosin protestën në Tiranë, para SPAK: Kërkojmë pronat tona

11:48 05/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.