Skip to content
Kryesore

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

· 1 min lexim

Një pushues i moshuar ka humbur jetën këtë të premte në plazhin e Zvërnecit. Viktima është një shtetas italian, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej në ujë.

Ai u nxor nga deti nga qytetarët që ndodheshin në zonë, por, për fat të keq, ishte pa shenja jete. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat kryen procedurat përkatëse.

Për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, pritet ekspertiza mjeko-ligjore.