Në seancën gjyqësore për atentatin ndaj ish-prokurorit dhe deputetit të zgjedhur të PD, Arjan Ndoja, dëshmoi edhe Bashkim Maloku, kushëriri i viktimës Andi Maloku.
Bashkimi, djali i xhaxhait të shoferit që humbi jetën në atentat, tregoi momentin kur mori lajmin se Andi ishte plagosur rëndë. Gjatë dëshmisë, ai pranoi se kishte njohje me të pandehurin Palurent Dervishaj.
Prokurori: A keni lidhje me Andi Malokun?
Maloku: Është djali i djalit të xhaxhait tim, punonte shofer tek Arjan Ndoja. Banonin në Tiranë ai dhe prokurori. Unë nuk di asgjë kam marrë një telefonatë që kanë plagosur Andin. Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Shkozetit jam njoftuar rreth orës 5:30. E kam pyetur si ka ndodhur ngjarja dhe me tha që ka qenë në një lokal duke ngrenë drekë me Arjan Ndoj, Aleksandër Lahon. Më ka thënë që ka parë një femër me emrin Lusi që ka lëvizur dy tre herë.
Prokurori: A ju ka ardhur ndonjë person pas ngjarjes?
Maloku: Kanë ardhur tre persona nga Nikla rreth dy javë më pas, vinin për llogari të fisit të vet me mbiemër Rraja. Njëri ishte nga malësia e Krujës, njëri nga Nikla dhe tjetri jetonte në Tiranë, takimi zgjati rreth 30 minuta dhe i kërkuam që të na tregonin kush e ka bërë na thanë që do vijnë dhe nuk erdhën më.
Maloku: Njoh Plaurent Dervishajn prej shumë kohësh nuk kam patur asnjë problem.