Arjan Ndoji, ish-prokurori i Durrësit dhe deputet i Partisë Demokratike i zgjedhur nga lista e hapur në zgjedhjet e 11 majit, u paraqit sot si dëshmitar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në procesin ndaj Plaurent Dervishajt, i ekstraduar nga Dubai.
Gjatë seancës, Ndoji u përball me tone të ashpra nga Dervishaj, i akuzuar në lidhje me atentatin ku mbeti i vrarë shoferi i Ndojit, Andi Maloku, ndërsa u plagosën Aleksandër Laho dhe vetë Ndoji.
Pjesë nga debati në sallën e gjyqit
Dervishaj: Ti the se nuk ke pasur probleme me mua dhe se problemi vetëm ishte konflikti me kryeministrin e zëvendëskryeministrin. Atentati jot ka qenë personal apo politik?
Ndoja: Këtë nuk e di unë, këtë duhet ta thotë hetimi.
Dervishaj: Jo, po mbase urdhrin për atentatin, mbase e kam marr nga zëvendëskryeministri.
Ndoja: Unë s’kam asnjë problem, nëse do ta dija, do ta thosha. Unë fjalë kam dëgjuar shumë, po kur nuk bindem, nuk bindem.
Dervishaj: Unë po të shoh në sy dhe nëse do dija që ti ke gisht në atentatin që më ka ndodhur mua, unë s’ta fal….
Ndoja: Cili atentat, jemi për atentatin tim,
Dervishaj: E di ti shumë mirë atentatin ndaj meje. Edhe unë dëgjoja shumë fjalë, po të them nëse do dija që ke lidhje s’ta fal, jo vetëm ty apo kushdo të jetë.