Flamurtari ka emëruar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm, duke zgjedhur spanjollin Carlos Garcia.
Ai ka mbërritur tashmë në Vlorë dhe ka firmosur kontratën me klubin, ndërsa drejtuesit i kanë vendosur si objektiv kryesor fitimin e titullit kampion.
Carlos Garcia është një emër i ri në rolin e trajnerit, me eksperiencë si zv.trajner te Chicago dhe në klubin italian Udinese.
Gjatë karrierës së tij si futbollist, ai ka luajtur kryesisht në Spanjë. Negociatat për kontratën u zhvilluan në Itali, ku u arrit edhe marrëveshja finale.
Pak muaj më parë, Flamurtari siguroi rikthimin në elitën e futbollit shqiptar dhe tani synon me vendosmëri të rrëmbejë titullin kampion. Burime nga klubi bëjnë me dije se deri tani janë bërë katër afrime nga merkato, me lojtarë që vijnë nga klube jashtë vendit.