Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Fushë-Krujë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë–Derven”, pranë hyrjes së një dyqani në përdorim nga një shtetas rreth 30 vjeç, i identifikuar si D.L.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit. Hetimet janë në vijim.