Rreth orës 03:30 të mëngjesit u arrit të vihej nën kontroll një zjarr i fuqishëm që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Ksamilit.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së infrastrukturës rrugore, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse ishte e pamundur, duke detyruar forcat në terren të veprojnë manualisht për shuarjen e flakëve.
Në operacion u përfshinë shërbimet zjarrfikëse, efektivë të policisë, administrata e Bashkisë Sarandë si dhe banorë të zonës, të cilët bashkëpunuan për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë ende në proces vlerësimi. Autoritetet po hetojnë shkakun e rënies së zjarrit.