Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, konfiskohen pasuritë e 1 shtetasi

13:53 25/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, konfiskohen pasuritë e 1 shtetasi

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, janë konfiskuar 14 pasuri të shtetasit M.A., i dënuar më parë nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Prokuroria bën me dije se ndaj tij është zhvilluar një proces penal që nisi në vitin 2017, pas dënimit me vendim të formës së prerë në Torino, ku u provua se kishte përfituar të ardhura të konsiderueshme nga shfrytëzimi i prostitucionit.

Sipas të dhënave të siguruara përmes letërporosive nga autoritetet italiane, M.A. ka përfituar këto të ardhura në mënyrë të paligjshme dhe më pas ka tentuar t’i justifikojë ato përmes investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në Shqipëri.

Hetimet në Shqipëri zbuluan një sërë transaksionesh të dyshimta financiare, të kryera nga persona që ushtronin prostitucion në drejtim të llogarive të M.A.-së apo të afërmve të tij.

Të ardhurat, sipas Prokurorisë, janë pastruar nëpërmjet investimeve të drejtpërdrejta ose përmes aktivitetit të regjistruar si person fizik në fushën e tregtimit dhe dhënies me qira të automjeteve, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:
• Një apartament në Durrës
• Një aktivitet tregtar për shitje dhe qira automjetesh në Elbasan
• 11 automjete të markave të ndryshme (Mercedes Benz, Maserati, BMW, Audi SQ7, Volkswagen, Suzuki Grand Vitara, Fiat Marea, Jeep)
• Një motomjet BMW

Prokuroria nënvizon se këto pasuri rezultojnë të jenë blerë dhe rivlerësuar përmes një sërë transaksionesh të përsëritura, me qëllim legjitimimin e të ardhurave të paligjshme dhe fshehjen e burimit të tyre.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: pasuriprostitucion

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Sulmet izraelite vrasin të paktën 51 palestinezë në Gaza

Sulmet izraelite vrasin të paktën 51 palestinezë në Gaza

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English