Skip to content
Kryesore

Pushimet marrin fund tragjikisht: Mbytet në plazhin e Durrësit turistja nga Bosnjë-Hercegovina

· 1 min lexim

Një turiste 66-vjeçare nga Bosnjë-Hercegovina humbi jetën të dielën në plazhin e Durrësit, pasi dyshohet se u mbyt aksidentalisht gjatë notit.

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. Viktima është identifikuar si shtetasja S. T., banuese në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të mbytjes.