Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zjarri që digjet me leje: Krimi i heshtur i mbetjeve në Vlorë

01:14 19/06/2025
Reading Time: 6 min lexim

Zjarri që përfshiu përsëri fushën e mbetjeve në Vlorë është akt kriminal i përsëritur me tolerancë institucionale. Çdo vit, në sezonin turistik, tymi mbytës ngrihet mbi qytetin bregdetar duke helmuar ajrin, ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi penale apo politike.

Situata është kthyer në normalitetin e rremë që shkatërron jo vetëm mjedisin, por dhe shëndetin publik dhe besimin e qytetarëve tek shteti. Ligji nr. 10 463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, e ka të qartë: përgjegjësia për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe sigurinë e fushave të mbetjeve bie plotësisht mbi njësitë e qeverisjes vendore. Dhe në këtë rast, kjo do të thotë Bashkia e Vlorës, me në krye Ermal Dredhën.

Neni 12 përcakton se bashkia është përgjegjëse për çdo aspekt të menaxhimit të mbetjeve, përfshirë grumbullimin, transportin, trajtimin, dhe ruajtjen e tyre. Çdo zjarr në landfill, çdo tym që shpërndahet në ajër dhe çdo sasi toksike që i futet trupit të qytetarëve, është rezultat i mosveprimit, paaftësisë apo bashkëpunimit të heshtur me praktika të paligjshme.

Dhe për këtë ligji është i qartë: moszbatimi i këtyre detyrimeve përbën shkelje me pasoja ligjore, që nisin nga gjoba administrative për bashkinë, deri te ndjekja penale e drejtuesve lokalë, nëse zjarret, tymi apo ndotja masive kanë sjellë rrezik për shëndetin publik apo dëme të qëllimshme mjedisore. Në këto raste, Kodi Penal parashikon dënime me burg deri në 5 apo 7 vjet, sipas natyrës së shkeljes dhe përgjegjësisë së zyrtarit. Kjo nuk është më një çështje pastrimi, por një vepër penale në pritje të një hetimi serioz.

Por përgjegjësia nuk qëndron vetëm në nivel vendor. Qeveria qendrore, përmes Ministrisë së Mjedisit, ka gjithashtu një detyrë të përcaktuar qartë nga ligji: të monitorojë dhe kontrollojë zbatimin e politikave për menaxhimin e mbetjeve, të mbështesë bashkitë me kapacitete teknike dhe financiare dhe të ndërhyjë në raste shkeljesh të përsëritura.

Fakti që zjarret ndodhin çdo vit dhe asnjë ndërhyrje konkrete nuk është bërë për të ndaluar këtë krim të përsëritur, flet për një bashkëpërgjegjësi institucionale, për një zinxhir shtetëror që hesht ose mban qëndrime neutrale përballë një problemi të madh publik. Në këtë mënyrë, ministria nuk është më vetëm një strukturë mbikëqyrëse, por një institucion që dështon në misionin e saj kushtetues për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ligji ndalon në mënyrë të prerë djegien e mbetjeve pa autorizim të posaçëm dhe jashtë kushteve të kontrolluara, duke e konsideruar këtë një shkelje administrative me pasoja penale.

Djegia e mbetjeve në mënyrë të pakontrolluar është e ndaluar dhe përbën shkelje që mund të ndëshkohet me masa administrative dhe ndjekje penale, në varësi të pasojave. Sipas nenit 51, zyrtarët vendorë që dështojnë të marrin masa për parandalimin e ndotjes ose nuk zbatojnë detyrimet për ruajtjen e sigurisë mjedisore, mund të gjobiten, të shkarkohen ose të referohen për ndjekje penale në rast të dëmeve të rënda.

Nëse shkelja shkakton rrezik serioz për shëndetin publik ose ndotje të qëllimshme, ajo bie nën sanksionet e Kodit Penal për ndotje të mjedisit dhe shpërdorim detyre, që parashikojnë gjoba të mëdha dhe dënim me burg deri në disa vite. Kjo do të thotë se, ligjërisht, dikush duhet të përgjigjet, jo vetëm në letra, por në sallat e gjyqeve.

Përse, pra, nuk kemi ende asnjë ndjekje penale ndaj zyrtarëve të Bashkisë Vlorë? Dhe përse kryebashkiaku nuk është ende nën hetim për menaxhim të qëllimshëm të papërgjegjshëm që rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve?

E ndërsa ky krim vazhdon, zyrtarët flasin për “strategji mjedisore”, “turizëm të qëndrueshëm” dhe “qytete inteligjente”. Të gjitha këto janë fjalë boshe në një realitet të mbuluar nga pluhuri dhe era e helmit.

Vërtet është ngritur Landfilli i ri i Sherishtës me investime të mëdha, por çfarë vlere ka ky projekt kur fusha e vjetër vijon të digjet? Dhe përse nuk është mbyllur, izoluar dhe dekontaminuar sipas standardeve? Nëse ky landfill i ri nuk shoqërohet me ndarje të mbetjeve, sistem riciklimi real dhe ndëshkime për shkelësit, ai nuk është gjë tjetër veçse një fasadë europiane për të justifikuar miliona euro të shpenzuara.

Fakti që Bashkia e Vlorës ka vënë disa kamera apo ka futur në përdorim kamionë të rinj për pastrim nuk e ndryshon thelbin e problemit. Pasi problemi nuk është thjesht teknologjik, por thellësisht institucional dhe moral. Është një problem që vjen nga kultura e pandëshkueshmërisë dhe e paaftësisë, që nga qendra e deri në zyrat e ndërmarrjeve të pastrimit. Nëse hetimi ndalet vetëm tek punonjësit teknikë dhe nuk ngjitet lart në zinxhirin e vendimmarrjes, atëherë drejtësia është thjesht një farsë.

Por Vlora nuk është përjashtim. Në Hardhishtë të Shijakut, banorët janë zgjuar nën tymin e mbetjeve të djegura në mënyrë të qëllimshme, në një skemë primitive, të paligjshme dhe krejtësisht të heshtur nga autoritetet. Një asfiksim masiv me leje të heshtur shtetërore.

Në këtë fshat, jo vetëm që digjen mbeturina në mënyrë të përsëritur, por është ngritur një landfill ilegal, me firmë publike dhe private, që gropos mbetje urbane dhe industriale jashtë çdo standardi. Bashkia e Shijakut me në krye Elton Arbanën, në bashkëpunim me kompaninë AMR, ka zbatuar një tender të dyshimtë me një pjesëmarrës të vetëm, duke i dhënë 99.7% të fondit limit një firme që ka vetëm 4 mjete dhe 30 punonjës për gjithë bashkinë.

Pra, një kompani që nuk i ka as kapacitetet teknike, as burimet njerëzore, po menaxhon një territor të tërë nëpërmjet gropave dhe zjarreve. Dhe kur media denoncon, autoritetet mohojnë, qytetarët heshtin, dhe institucionet mbeten vëzhguese të një tragjedie mjedisore që ndodh para syve tanë. Ky është modeli i ri i shërbimit publik: më pak transparencë, më shumë tym.

Në këtë histori, Ermal Dredha nuk mund të fshihet pas fjalëve të bukura për zhvillim lokal. Ai është përgjegjës direkt për këtë situatë dhe për çdo pasojë shëndetësore që shkakton.

Dhe nëse në Hardhishtë digjen mbetjet në ajër të hapur, në Porto Romano, mbetjet janë më të heshtura, por shumë më të rrezikshme. 816 tonë mbetje toksike që u kthyen nga Tajlanda, pasi u kapën si të paligjshme në një operacion ndërkombëtar, ndodhen ende sot në Durrës, të pazbardhura, të paidentifikuara plotësisht dhe të pambrojtura realisht.

Trafiku i mbetjeve toksike, i bërë nga kompania “Sokolaj Shpk” pa miratimin e vendit pritës, është shkelje e Konventës së Bazelit dhe një kërcënim serioz për mjedisin dhe shëndetin publik. Por çfarë ka bërë shteti shqiptar? Asgjë. Shumë muaj më vonë, Prokuroria e Durrësit “pret ekspertët”, ndërsa SPAK ka zgjedhur të injorojë një krim me përmasa ndërkombëtare, që përmban të gjithë elementët e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe krimit të organizuar.

Mbetjet që përmbajnë zink, plumb dhe metale të rënda janë prova të gjalla të një shteti që po lejon që vendi të bëhet kantier helmues i Europës, ku helmi futet, groposet, ruhet, ose digjet, sipas nevojave të interesave të padukshme.

E ndërkohë që këto krime ndodhin, askush nuk del në protestë. Askush nuk mban përgjegjësi. Askush nuk dridhet. Sepse kjo është Shqipëria e sotme: gjysma patronazhistë të pushtetit, gjysma tjetër të dorëzuar. Në një vend ku qytetarët janë kthyer në klientë të subvencioneve, të rrogave publike, të favoreve elektorale, ose thjesht në të lodhur që nuk besojnë më se mund të ndryshojnë gjë.

Qeveria e di këtë. Dhe e përdor si mburojë. Ndaj djeg, gropos, importon, manipulon. Në fshehtësi, pa transparencë, pa ndëshkim. Asnjë konferencë, asnjë përgjigje. Heshtje. Dhe helme. Dhe kur dikush ngre zërin, i hedhin ndonjë “etiketë politike” dhe mbyllet kapitulli.

Përgjegjësia nuk matet me konferenca shtypi, por me veprime konkrete për të ndaluar ndotjen, për të mbyllur fushat e vjetra, për të përfshirë qytetarët në sistemin e ndarjes së mbetjeve dhe për të siguruar që asnjë sasi mbetjesh nuk digjet në mënyrë të paligjshme. Nëse nuk e bën këtë, atëherë asnjëri nuk është kryetar bashkie, por administrator i heshtur i një krimi të përditshëm mjedisor.

Koha e justifikimeve ka mbaruar. Për këtë, dikush duhet të përgjigjet. Me ligj. Me emër. Dhe me pasoja!

Etiketa: digjenmbetjetreformaeditorial

Të lidhura

Bombardimet Iran-Izrael: Të paktën 65 të plagosur, mbi 1.100 objektiva iraniane të goditura
Kryesore

Bombardimet Iran-Izrael: Të paktën 65 të plagosur, mbi 1.100 objektiva iraniane të goditura

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, me shkëmbime intensive sulmesh ajrore dhe raketore...

10:07 19/06/2025
U godit nga raketat iraniane, re tymi ngrihen në një nga spitalet kryesore izraelite
Bota

U godit nga raketat iraniane, re tymi ngrihen në një nga spitalet kryesore izraelite

Gjatë natës, Irani ka lëshuar një tjetër breshëri raketash në drejtim të Izraelit, në një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve....

09:32 19/06/2025
Para
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 19 Qershor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Bombardimet Iran-Izrael: Të paktën 65 të plagosur, mbi 1.100 objektiva iraniane të goditura

Bombardimet Iran-Izrael: Të paktën 65 të plagosur, mbi 1.100 objektiva iraniane të goditura

10:07 19/06/2025
U godit nga raketat iraniane, re tymi ngrihen në një nga spitalet kryesore izraelite

U godit nga raketat iraniane, re tymi ngrihen në një nga spitalet kryesore izraelite

09:32 19/06/2025
FAST Albania arreston shtetasin malazez, akuza

FAST Albania arreston shtetasin malazez, akuza

08:57 19/06/2025
Vijon maratona e moskonstituimit, dështon edhe tentativa e 31-të

Sot seanca e 34-tët për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:44 19/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.