Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në zonën e Shkopetit, pranë Milotit, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Mat.
I riu ndodhej aty për t’u larë së bashku me disa kushërinj, kur papritur u zhduk në ujë.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe banorë të zonës, të cilët u përfshinë menjëherë në operacionin e kërkimit.
Trupi i pajetë i të riut u gjet dhe u nxor nga uji pas disa minutash, me ndihmën e efektivëve të policisë dhe qytetarëve vendas.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa Policia e Lezhës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të mbytjes.
Dyshohet se i riu mund të jetë marrë nga rryma e fortë e lumit në një moment pakujdesie gjatë larjes.