Të paktën 16 palestinezë humbën jetën gjatë natës në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve ajrore izraelite, sipas autoriteteve shëndetësore lokale.
Mes viktimave ka edhe civilë që ndodheshin pranë pikave të shpërndarjes së ndihmave humanitare.
Njëmbëdhjetë persona u vranë pranë një prej këtyre pikave, ku ushqimi po shpërndahet nga një organizatë e mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të.
Shpërndarja po ndodh në zona të kontrolluara nga ushtria izraelite, ku prania e mediave të pavarura është e ndaluar.
Dëshmitarët në terren pretendojnë se trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj turmës së njerëzve që prisnin ndihma, ndërsa ushtria izraelite mohon këtë version.
Sipas saj, të shtënat ishin vetëm në ajër dhe kishin si synim të paralajmëronin persona të dyshuar që po i afroheshin pozicioneve ushtarake.
Ndërkohë, konflikti mes Izraelit dhe Hamasit vazhdon pa ndërprerje, tashmë në muajin e 20-të, edhe pse paralelisht Tel Avivi është përfshirë në një përshkallëzim tjetër të rrezikshëm, përballjen e drejtpërdrejtë me Iranin.