Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00, për të nisur seancën e parë gjyqësore në çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.
Në këtë dosje janë të pandehur pesë persona, përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, biznesmenin Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.
SPAK akuzon Berishën se ka miratuar ligje dhe akte nënligjore që favorizojnë dhëndrin e tij, i cili po ashtu akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.