Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SKANDAL/ “Shpella e Odiseut” po zhduket nën beton, monumenti antik në Himarë shndërrohet në lavazh

10:58 12/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një nga thesaret më të rralla arkeologjike dhe historike të bregdetit jugor të Shqipërisë po rrezikon të zhduket në mënyrë të turpshme.

Shpella e Spilës në Himarë, e njohur si “Shpella e Odiseut” dhe e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë, po përballet me një akt të rëndë shkatërrimi dhe betonizimi, në shërbim të një biznesi privat.

Në hyrjen e saj, një prej rrugëve natyrore është bllokuar nga ndërtime, ndërsa brenda saj janë hedhur mbetje inerte dhe tubacione për ujëra të zeza, duke e bërë të pamundur vizitën.

Pretendimet për pronësinë mbi këtë vend të lashtë janë ngritur nga individë të disa familjeve vendase, të cilët kanë nisur ndërtime pa leje, duke transformuar shpellën në një vend parkimi dhe një hapësirë potencialisht komerciale.

Njëra nga hyrjet është mbuluar me materiale ndërtimi, ndërsa hyrja tjetër përdoret si lavazh dhe parking, me plane për të shfrytëzuar zgafellat e brendshme antike.

Qytetarët e Himarës kanë reaguar me shqetësim dhe kanë tentuar të ndalojnë kamionët që po shkarkonin rërë dhe inerte në zonë, por ankesat e tyre drejtuar Bashkisë dhe institucioneve shtetërore kanë mbetur pa përgjigje. Madje, tabela që shënon statusin e shpellës si monument kulture është mbuluar nga shkurret.

“Shpella e Odiseut” është një vend me rëndësi të jashtëzakonshme historike, e cituar në studimet mbi epokën homerike dhe e përmendur si dëshmi e hershme e jetës në këtë rajon.

Aty ndodhen artefakte të rralla dhe gjurmë të pakthyeshme të historisë së njerëzimit në këtë pjesë të Ballkanit. Vizita e aktorit të madh Bekim Fehmiu, i cili e ka përjetësuar figurën e Odiseut në kinematografi, e ktheu këtë shpellë në një simbol kulturor të lidhjes shqiptare me mitologjinë dhe trashëgiminë antike.

Por përkundër gjithë kësaj rëndësie, asnjë institucion kombëtar nuk ka reaguar.

Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave, Instituti i Arkeologjisë dhe ai i Historisë, si dhe vetë Bashkia e Himarës, kanë heshtur përballë këtij akti flagrant të shkatërrimit.

Monumenti mijëravjeçar, që duhej të ishte nën mbrojtje të rreptë shtetërore, po zhduket nën sy të institucioneve dhe heshtjes së frikshme institucionale.

Në vend që të ruhet dhe të promovohet si pasuri kombëtare, “Shpella e Odiseut” po tjetërsohet në emër të përfitimit, duke humbur çdo vlerë historike dhe arkeologjike që ka mbajtur për mijëvjeçarë. Situata kërkon reagim urgjent.

Etiketa: “Shpella e Odiseut”monumenti antik në Himarëshndërrohet në lavazh

Të lidhura

Aksident në Fier-Lushnje, Benz-i përplas furgonin me pasagjerë
Aktualitet

Aksident në Fier-Lushnje, Benz-i përplas furgonin me pasagjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Fier–Lushnje, pranë një zone të njohur...

08:22 14/06/2025
Horoskopi sot, 8 Maj 2024
Horoskopi

Horoskopi sot: 14 Qershor 2025

Dashi Ju do të shijoni plotësisht kohën e lirë. Investimet në aksione dhe fonde të përbashkëta do të sjellin përfitime...

08:13 14/06/2025
Para
Dosja “Partizani”, zbulohet data kur nis gjyqi ndaj Sali Berishës

Dosja “Partizani”, zbulohet data kur nis gjyqi ndaj Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident në Fier-Lushnje, Benz-i përplas furgonin me pasagjerë

Aksident në Fier-Lushnje, Benz-i përplas furgonin me pasagjerë

08:22 14/06/2025
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 14 Qershor 2025

08:13 14/06/2025
Izraeli nis valë të re sulmesh

Izraeli nis valë të re sulmesh

18:58 13/06/2025
Pickimet e verës/ Nga mushkonjat te grerëzat, çfarë duhet të dini sipas mjekëve

Pickimet e verës/ Nga mushkonjat te grerëzat, çfarë duhet të dini sipas mjekëve

18:28 13/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.