Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Protestat përhapen deri në New York, Trump kundër protestuesve

08:28 11/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Protestat kundër politikave të ashpra të imigracionit të administratës Trump po përhapen në gjithë Shtetet e Bashkuara, duke tejkaluar qytetet e mëdha si Los Angeles dhe San Francisco.

Demonstrata të reja janë shënuar në Atlanta, Seattle, Dallas, Louisville dhe New York, ku policia ka ndërhyrë me arrestime, sipas raportimeve të gazetës La Repubblica.

Përballë situatës që po përshkallëzohet, Donald Trump ka urdhëruar dërgimin e 2,000 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare në Los Angeles, së bashku me 700 marinsa.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e justifikoi këtë vendim para Kongresit, duke theksuar se “ndërhyrja u kërkua nga vetë policia”.

Në Los Angeles, kryetarja e bashkisë Karen Bass shpalli shtetrrethim në disa zona të qendrës, pas rritjes së ndjeshme të arrestimeve, që kanë arritur rreth 400. Në New York, protestuesit kryesisht të rinj u mblodhën në Sheshin Foley, pranë gjykatave ku javën e kaluar u kryen arrestime të emigrantëve.

Ata marshuan nëpër pjesën jugore të Manhattanit me pankarta kundër ICE (shërbimi federal i imigracionit), i cili ka intensifikuar fushatat e arrestimeve në gjithë vendin.

Disa prej protestuesve mbuluan fytyrat për të shmangur identifikimin, ndërsa disa mbanin flamuj palestinezë në shenjë solidariteti.

Megjithëse në New York protesta kaloi më paqësisht, në Los Angeles përplasjet mes forcave të rendit dhe protestuesve janë bërë të dhunshme që prej së premtes. Kryetarja e bashkisë konfirmoi se shtetrrethimi në zonat e prekura do të zgjasë nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, sipas orës lokale.

Presidenti Trump ka reaguar ashpër ndaj protestuesve, duke i etiketuar si “pushtues të huaj” dhe “kriminelë të botës së tretë”, ndërsa disa prej tyre i quajti “kafshë”.

Ai sugjeroi pa prova se protestat mund të jenë të financuara nga dikush: “Nuk e di kush, por dikush po i paguan ata ose janë agjitatorë,” tha ai.

I pyetur nëse kishte në mendje guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, apo kryetaren e bashkisë Karen Bass, Trump u tërhoq: “Nuk thashë këtë.”

Trump shtoi se trupat ushtarake do të largohen nga Los Angeles vetëm kur të rikthehet qetësia. I pyetur për rregullat e angazhimit të forcave në terren, ai nuk dha detaje, por u shpreh prerazi: “Nëse protestuesit janë të dhunshëm, hedhin tulla, pështyjnë në fytyrat e oficerëve apo godasin njerëz, ushtria do të përgjigjet me forcë të madhe dhe ata do të përfundojnë në burg për një kohë të gjatë.”

Etiketa: protestashba

Të lidhura

Pickimet e verës/ Nga mushkonjat te grerëzat, çfarë duhet të dini sipas mjekëve
Aktualitet

Pickimet e verës/ Nga mushkonjat te grerëzat, çfarë duhet të dini sipas mjekëve

Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, është shtuar ndjeshëm prania e insekteve në ambientet e hapura dhe të...

18:28 13/06/2025
“Trafiku më shpëtoi”, studentja me fat që humbi fluturimin fatal të Air India
Bota

“Trafiku më shpëtoi”, studentja me fat që humbi fluturimin fatal të Air India

Një vonesë e vogël, që mund të ishte vetëm bezdisje në një ditë normale, i shpëtoi jetën Bhoomi Chauhan, një...

18:08 13/06/2025
Para
Në kërkim nga GJKKO, arrestohe 19-vjeçari në Shkodër, çfarë akuzohet

Në kërkim nga GJKKO, arrestohe 19-vjeçari në Shkodër, çfarë akuzohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pickimet e verës/ Nga mushkonjat te grerëzat, çfarë duhet të dini sipas mjekëve

Pickimet e verës/ Nga mushkonjat te grerëzat, çfarë duhet të dini sipas mjekëve

18:28 13/06/2025
“Trafiku më shpëtoi”, studentja me fat që humbi fluturimin fatal të Air India

“Trafiku më shpëtoi”, studentja me fat që humbi fluturimin fatal të Air India

18:08 13/06/2025
EVU Albania sjell për herë të parë Crash Test Live në Sheshin “Nënë Tereza”

EVU Albania sjell për herë të parë Crash Test Live në Sheshin “Nënë Tereza”

17:41 13/06/2025
Zjarr në lagjen ’30 Vjetori’ në Berat

Zjarr në lagjen ’30 Vjetori’ në Berat

17:29 13/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.