Shpëtim Osma, autori i plagosjes me armë zjarri të bashkëshortëve Sami dhe Nadire Disha, është vetëdorëzuar në polici pas disa orësh ndjekje.
Ngjarja ndodhi në fshatin Gosë të Rrogozhinës dhe dyshohet se nisi pas një konflikti të çastit për motive të lehta, i cili përshkallëzoi në dhunë me armë.
Osma, i cili është fqinj me çiftin, qëlloi mbi ta, duke i lënë të plagosur. Sami Disha u qëllua në këmbë, ndërsa bashkëshortja e tij në bark. Të dy janë dërguar menjëherë në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Hetimet për ngjarjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.