Skip to content
Bota

Trump reagon pas bisedës telefonike me Xi Jinping

· 1 min lexim

Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi Xi Jinpingun, presidentin e Kinës, si një udhëheqës “të ashpër” dhe “jashtëzakonisht të vështirë për të arritur marrëveshje”, duke theksuar kështu sfidat në marrëdhëniet mes dy superfuqive.

Në një postim në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump shkroi pas një bisede telefonike me liderin kinez:

“Më pëlqen Presidenti Xi, gjithmonë më ka pëlqyer dhe do të vazhdoj ta respektoj, por ai është SHUMË I ASHPËR DHE JASHTËZAKONISHT I VËSHTIRË PËR TË BËRË NJË MARRËVESHJE.”

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, kishte njoftuar më parë për planin e një bisede telefonike mes Trump dhe Xi gjatë javës, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kjo telefonatë shihet si një përpjekje për të shmangur rritjen e tensioneve tregtare, që u përkeqësuan pas vendosjes së tarifave nga SHBA dhe përgjigjes së Kinës.

Së fundmi, një gjykatë amerikane tregtare vendosi se Trump kishte shkelur kompetencat duke vendosur këto tarifa duke u bazuar në një ligj emergjent, por pak orë më vonë, një gjykatë apeli pezullon këtë vendim, duke lejuar që tarifat të vazhdojnë përkohësisht derisa të shqyrtohet ankesa.