Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Mos i neglizhoni simptomat”, pediatrja: Shtohen problemet respiratore te fëmijët me ardhjen e verës

12:02 03/06/2025
Reading Time: 3 min lexim

Në fillim të verës, klinikat dhe qendrat shëndetësore përballen me një rritje të ndjeshme të rasteve me probleme respiratore, sidomos te fëmijët, por gjithashtu edhe te të rriturit.

Shkaktarët kryesorë janë temperaturat e larta, përhapja e poleneve dhe rritja e kontakteve me mjedisin e jashtëm, që krijojnë kushte të favorshme për alergjitë sezonale dhe infeksionet virale.

Pediatrja Loreta Gjoni, në një intervistë për gazetën “Panorama”, thotë se simptomat që shfaqen shpesh, si rrjedhje hundësh, teshtima, kolla apo skuqje të syve, mund të jenë të ngjashme në të dy rastet, çka sjell shpeshherë konfuzion dhe trajtim të pasaktë.

Ajo thekson se dallimi mes alergjive dhe infeksioneve është i domosdoshëm për të shmangur komplikacionet dhe për të ofruar kujdes të përshtatshëm.

Shumë persona, sidomos fëmijët, po shfaqin simptoma të tilla si kollë, rrjedhje hundësh dhe lodhje. Si mund t’i dallojmë alergjitë nga virozat?

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që alergjitë dhe virozat, megjithëse kanë simptoma të ngjashme, janë gjendje krejt të ndryshme. Alergjitë janë reagime të sistemit imunitar ndaj substancave të zakonshme në mjedis si poleni, pluhuri, kafshët shtëpiake apo disa ushqime. Ndërsa virozat janë infeksione të shkaktuara nga viruse, që prekin rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe janë të përhapura sidomos në ambiente të mbipopulluara si shkolla, çerdhe apo transporti publik.

Cilat janë simptomat që na ndihmojnë t’i dallojmë alergjitë nga virozat?

Simptomat e alergjisë përfshijnë teshtima të shpeshta, rrjedhje apo bllokim të hundës, kruajtje dhe skuqje të syve, si edhe kollë të thatë, e cila shfaqet më së shumti në mëngjes ose në kontakt me ajrin e ftohtë. Nga ana tjetër, viroza manifestohet me temperaturë të lartë që mund të arrijë deri në 39°C, dhimbje fyti dhe kollë, lodhje të përgjithshme dhe dhimbje trupi, rrjedhje hundësh me mukus më të trashë dhe në disa raste, me të përziera apo diarre.

A ka ndonjë mënyrë të thjeshtë për t’i krahasuar simptomat?

Po, disa dallime janë shumë të qarta: rrjedhja e hundës në rastin e alergjisë është ujore dhe transparente, ndërsa në viroza është më e trashë dhe me mukus. Temperatura është e zakonshme në viroza, por shumë e rrallë në alergji. Kruajtja e syve është shenjë tipike për alergjitë dhe pothuajse mungon te viroza; kolla tek alergjitë është e thatë dhe e zgjatur, ndërsa te virozat mund të jetë e lagësht ose e thatë, ndërkohë që lodhja fizike dhe dhimbjet trupore janë të zakonshme te virozat dhe nuk shfaqen në alergji.

Cilat janë këshillat kryesore për parandalim dhe kujdes në shtëpi për të dyja rastet?

Për alergjitë, rekomandohet që shtëpia të ajroset në orët e hershme të mëngjesit dhe në orët e vona të pasdites, kur niveli i polenit në ajër është më i ulët; të përdoren filtra ajri dhe të shmanget përdorimi i ventilatorëve që përhapin pluhurin; të ndërroni rrobat dhe të laheni pas kthimit nga ambientet e jashtme; të përdorni aspiratorë me filtër HEPA për pastrim dhe nëse është e nevojshme, të konsultoheni me mjekun për përdorimin e antihistaminikëve ose sprejve nazalë antialergjikë. Për virozat është e rëndësishme të lani duart shpesh dhe të përdorni dezinfektues, të shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë, të forconi sistemin imunitar përmes një diete të shëndetshme, pushimit dhe aktivitetit fizik të rregullt, të mos përdorni antibiotikë pa recetë, pasi virozat nuk trajtohen me antibiotikë dhe të përdorni mjete ndihmëse si çajra bimorë, inhalime apo shurupe natyrale, gjithmonë me udhëzimin e mjekut.

Kur duhet të drejtohemi te mjeku?

Duhet të kërkoni ndihmën e mjekut nëse simptomat zgjasin më shumë se 10 ditë, nëse temperatura nuk ulet pas disa ditësh, nëse shfaqen vështirësi në frymëmarrje ose skuqje të lëkurës, apo nëse fëmijët e vegjël nuk pranojnë të hanë, nuk pinë lëngje ose janë dukshëm të lodhur dhe të përgjumur. Këto janë sinjale të rëndësishme që kërkojnë ndërhyrje mjekësore të menjëhershme.

Cili është mesazhi juaj për prindërit dhe kujdestarët?

Kujdesi për shëndetin fillon me informim. Alergjitë dhe virozat janë pjesë e përditshmërisë, por me ndërgjegjësim dhe trajtim të duhur në kohë, ato mund të menaxhohen pa pasoja serioze. Prindërit, kujdestarët, edukatorët dhe çdo qytetar mund të luajnë një rol thelbësor në mbrojtjen e fëmijëve dhe në promovimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të shëndetshëm për të gjithë.

Etiketa: pediatriaproblemet respiratore

Të lidhura

Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine
Aktualitet

Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

Prej mëngjesit të së shtunës, një pjesë e vijës bregdetare të Vlorës është ndotur ndjeshëm, duke alarmuar banorët dhe pushuesit....

12:51 28/06/2025
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

Një zjarr ka përfshirë sot një sipërfaqe me shkurre në zonën e Laprakës në Tiranë. Flakët kanë shkaktuar tym të...

12:25 28/06/2025
Para
Përplasjet mbi migracionin çojnë në rrëzimin e qeverisë holandeze

Përplasjet mbi migracionin çojnë në rrëzimin e qeverisë holandeze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

12:51 28/06/2025
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

12:25 28/06/2025
Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin

Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin

12:16 28/06/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Akuzohet nga Italia për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

12:01 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.