Kombëtarja shqiptare ka nisur sot fazën përgatitore për sfidën e rëndësishme kundër Serbisë, e cila do të luhet më 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet në SHBA.
Seanca e parë stërvitore u zhvillua nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, me grupin e plotë të lojtarëve në dispozicion.
Kjo ndeshje është e treta për kuqezinjtë në këtë fushatë pas përballjes me Anglinë dhe Andorrën.
Shqipëria ka arritur të grumbullojë tre pikë në dy takimet e para, humbje 2-0 në Wembley ndaj Anglisë së trajnerit Tuchel dhe një fitore bindëse në shtëpi ndaj Andorrës, në një atmosferë të zjarrtë para tifozëve shqiptarë.
Ndërkohë, për Serbinë kjo do të jetë ndeshja hapëse në këto kualifikuese, teksa ata kërkojnë të nisin me rezultat pozitiv rrugëtimin e