Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kremtohet festa e Parkut Arkeologjik Amantia në Vlorë

17:05 01/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Festa e qytetit antik të Amantias riktheu edhe këtë fundjavë atmosferën e veçantë në parkun arkeologjik të fshatit Ploç, në bashkinë e Selenicës.

Në stadiumin e lashtë të Amantias, një nga mjediset më të veçanta arkeologjike të Vlorës, u mblodhën qindra vizitorë vendas dhe të huaj për të festuar një traditë që përçon historinë mijëravjeçare të kësaj zone.

Ngjarja, e njohur si “Festa e Amantias”, është kthyer në një takim simbolik mes brezave, ku historia, kultura dhe mikpritja bashkohen në një mozaik të gjallë të trashëgimisë shqiptare.

Sipas kryeplakut të fshatit Ploç, Adriatik Brahimi, kjo festë vijon një zakon të lashtë që rrënjët i ka në kohët ilire, duke ruajtur të paprekura traditat e zonës nëpërmjet valleve, këngëve polifonike dhe gatimeve tradicionale.

Në aktivitet nuk munguan lojërat popullore dhe sportet tradicionale, që zhvillohen në stadiumin antik të qytetit.

Sipas Orgest Feimit, drejtues i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Vlorë, parku arkeologjik i Amantias ka fituar gjithnjë e më shumë vëmendje në vitet e fundit, edhe falë zbulimeve të reja që kanë nxitur interesin e turistëve. Ai theksoi se gërmimet arkeologjike vijojnë dhe priten zbulime të tjera të rëndësishme në të ardhmen.

Banorët e zonës e përjetojnë këtë festë si një mundësi për të ruajtur lidhjet mes komunitetit dhe për të mirëpritur bashkëfshatarët e shpërngulur, të cilët rikthehen në vendlindje për të marrë pjesë në kremtim.

Parku arkeologjik i Amantias mbetet një nga pasuritë më të rëndësishme kulturore të jugut të Shqipërisë. Ndodhet mbi një kodër të fortifikuar me mure mbrojtëse, qyteti i lashtë ka ruajtur gjurmë të çmuara si tempulli i Afërditës, teatri dhe stadiumi.

Deri më sot, vetëm rreth 10% e qytetit është zbuluar, ndërkohë që potenciali arkeologjik i zonës mbetet i jashtëzakonshëm.

Amantia, që në shekullin III para Krishtit u zhvillua ekonomikisht dhe filloi të prodhonte monedhën e saj, mbart një trashëgimi të rrallë që përmes kësaj feste po ringjallet vit pas viti.

Etiketa: festa e Parkut Arkeologjik Amantiavlore

Të tjera

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal
Aktualitet

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

Ky shkrim është pjesë e një serie që analizon draftin e ri të Kodit Penal të Shqipërisë. Në çdo pjesë,...

17:57 13/08/2025
“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve
Aktualitet

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për evakuimin e banorëve në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, pasi...

13:28 13/08/2025
Para
Ksamil, destinacioni bregdetar që po bën jehonë në mediat britanike

Ksamil, destinacioni bregdetar që po bën jehonë në mediat britanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

17:57 13/08/2025
“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

13:28 13/08/2025
Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

12:49 13/08/2025
“Do të shkatërroj o palaço”/ Ilir Meta sulmon Dumanin: Më ke marrë peng vjehrrën

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

12:39 13/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.